Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Nuk është thjesht premtim”, ish-ministrja e PS-së mesazh Ramës: Besa matet me angazhimet e përmbushura

meksi-rama-770x385.jpg

Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi ka reaguar pas prezantimit nga kryeministri Edi Rama të dokumentit politik “Besa”, duke e vendosur këtë koncept përballë mënyrës se si matet besueshmëria e një qeverie.

Në një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale, Meksi argumenton se besimi i qytetarëve nuk fitohet përmes simbolikës apo premtimeve për të ardhmen, por përmes institucioneve që funksionojnë, rezultateve konkrete dhe llogaridhënies.

Sipas saj, “Besa” nuk duhet të mbetet vetëm një zotim për atë që qeveria premton të bëjë, por duhet të matet me atë që është realizuar dhe me përgjegjësinë për angazhimet e marra.

Reagimi i Meksit: 

Besa: standardi moral i besueshmërisë së qeverisjes

Në demokraci, besimi nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë, rezultate të prekshme dhe llogaridhënie, që  janë kushte për besueshmërinë e qeverisjes.

Besa nuk është thjesht një premtim për të ardhmen. Ajo matet me përmbushjen e angazhimeve, funksionimin e institucioneve dhe llogaridhënien,mbi të cilat ndërtohet besimi i qytetarëve te qeverisja.

WhatsApp-Image-2026-07-25-at-20.30.08.jpeg

Të fundit