Flash News
Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin
Përcillet sot për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit
Nëna e djalit autik i përgjigjet Ramës: Mos e përdor djalin tim! Nuk isha në protestë, po e çoja në terapi

Sali Berisha
Miq, Edi Rama, në fjalën e tij të gjatë e të stërholluar para bashkëmëkatarëve të partisë dhe qeverisë së krimit, të strukur në luksin e Pallatit Mbretëror — ku ngjisnin, sipas një shprehjeje të Talleyrand-it, si halera në copë mëndafshi — shpalosi dyfytyrësinë e tij, cinizmin ekstrem dhe falimentimin politik ndaj lëvizjes rinore e qytetare më të fuqishme të vendit në 35 vjet.
Nga njëra anë, ai përdori gjuhën e tij vulgare prej ordineri ndaj opozitës, protestës dhe eksponentëve të saj, me nofka e epitete përçmimi e urrejtjeje, duke i quajtur grupe sorrash e korbash, madje edhe terroristë. Sipas tij, ata ishin përgjegjës edhe për keqtrajtimin, nga policia e tij, të një nëne që po kthehej në shtëpi nga klinika ku kishte trajtuar fëmijën e saj me aftësi ndryshe. Në të njëjtën linjë, ai foli përsëri për “agjenturat e huaja” e kështu me radhë.
Por në këtë fjalim të gjatë, me fytyrën tjetër, ai i bëri lavde protestës, që i paska hapur sytë dhe i paska treguar se ku ishte. U bëri lajka “flamingove” që kaluan ylberin pasi më parë i quajti “agjentë iranianë, grekë e rusë” u ofroi besën e të pabesit dhe tha se ata ia kishin hapur sytë e verbuar nga vjedhja dhe babëzia, atij dhe Rilindjes. Madje edhe më shumë: “flamingot”, për Ramën, qenkan epokalë varrmihësit e “epokës së mangësive” dhe themeluesit e “epokës së pritshmërive”!
Por prapa këtyre lajkave fshihej cinizmi i tij ekstrem. Ai, në një akt madhor të korruptimit të gjuhës, i përmblodhi me fjalën “mungesa” të këqijat dhe të zezat e mëdha që i ka bërë këtij populli si asnjë regjim apo pushtim tjetër. U rrek t’ua shesë si “mungesa” të gjitha krimet e tij të shëmtuara dhe të qeveritarëve të tij: vjedhjen e miliarda eurove nga buxheti i shtetit, prej tij e qeverisë së tij; plaçkitjen e pasurive publike të shqiptarëve si kurrë më parë; si dhe zëvendësimin e shtetit ligjor me narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Evropë.
Si “mungesë” ai vlerësoi shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë zgjedhore, gjenocidin e butë ndaj shqiptarëve, dëbimin e mbi 47% të tyre nga Shqipëria në 10 vitet e fundit, mbrojtjen me votat e krimit të vjedhjeve të Ballukut dhe moslejimin e arrestimit të saj për vjedhjet e qindra milionë eurove që kanë bërë së bashku. Për të justifikuar gjitha këto e shumë krime të tjera të “epokës së mangësive”, për të cilat po protestojnë prej dy muajsh të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë, ai iu referua filozofit francez të shekullit XIX, Tocqueville-it, sipas të cilit sa më shumë të bëjë një lider për qytetarët e tij, aq më të padurueshëm bëhen qytetarët ndaj tij. Kështu, në cinizëm banal, Rama e paraqet veten si viktimë e një populli mosmirënjohës për “veprat” e tij. Në të vërtetë, njëra më e zezë se tjetra. Prandaj kërkoi t’i mbyllë “mangësitë” me besën e tij se, në “epokën e pritshmërive”, nuk do të vjedhë më!
Me cinizëm ekstrem, Rama, në fjalën e tij, nuk përmendi e nuk citoi asnjë kërkesë të vetme nga lista e kërkesave të “flamingove”, por i shpalli “sgalem” të epokës së shkopit të tij të artë. Kjo është një tallje cinike ekstreme për ata qindra mijëra qytetarë që prej dy muajsh kërkojnë, pa negociata, dorëheqjen e tij.
Edi Rama, dje, nuk guxoi që as vetë, as enturazhi i tij, të mbante qoftë dhe përgjegjësinë më të vogël për të gjitha këto krime ndaj shqiptarëve në protestë dhe kudo që ndodhen. Kjo sepse ai është i falimentuar, dhe ky është një nga rezultatet më të rëndësishme, të drejtpërdrejta, të protestës.
Në fakt, prej një jave kazani i tyre ziente. Rama, në traditën e “kokave të turkut” të babait të tij shpirtëror, kishte vendosur të zëvendësonte të gjithë ministrat e “epokës së mungesave” dhe të inauguronte “epokën e pritshmërive” me rikthimin, në ato poste, të kaskave më mafioze të PS-së: Ballën, Klosin, Xhafën, Ulsiun, Braçen, Çuçin etj., dhe do të shpallte, në takimin e djeshëm, kabinetin e tij të ri. Por ky projekt u shemb një natë para mbledhjes, për shkak të grindjeve dhe kërcënimeve nga kandidatët e pretendentët për ndarjen e tortës, për këtë apo atë post çka e detyroi të tërhiqej, i plagosur për vdekje, e kuptoj se e kishte te pa mundur të luante më me zjarrin.
Kështu që dje, në pallatin e vrasjeve politike, si një qen i rrahur nga protesta, ai nuk guxoi të bënte ndonjë kurban ministër apo zyrtar të lartë.
Sipas tij, për realitetin e krijuar nga vjedhja, plaçkitja e qytetarëve, çmimet stratosferike, varfërimi i tyre i pandalshëm dhe rrënimi i arsimit e shëndetësisë, fajin e ka administrata, e shndërruar prej tij në patronazhistë dhe jo ai vetë, me makutët dhe lubitë rreth tij, që kanë vendosur në Shqipëri sistemin e kleptokracisë dhe, akoma më shumë, atë të kakistokracisë.
Si përfundim, mund të themi se Edi Rama, kreu i organizatës kriminale të qeverisë, me kthesën e tij, aq banale sa edhe cinike, dëshmon qartë se ai arkitekti i “epokës së mangësive” është thjesht skllav i krimeve e veprave të tij të zeza, dhe duhet të largohet me çdo kusht!
P.s. Rama kishte porositur për të pranishmit edhe drekë me vera të shtrenjta, mishra gjahu dhe fruta ekzotike për inagurimin e kabinetit te ri, por e anuloi jo se nuk arriti dot ta formonte kabinetin, por sepse e parandjeu se do të ishte dreka e tij e fundit.
Të fundit
Musk parashikon fundin e parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036
25 July 2026, 17:26
Analiza e REL: Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
25 July 2026, 17:03
Dyfytyrësh, cinik dhe i falimentuar!
25 July 2026, 16:44
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit
25 July 2026, 16:28
Lee Kang-in largohet nga PSG, zyrtarizohet transferimi te Atletico Madrid
25 July 2026, 16:12
Video/ Momenti kur Rozalinda Plaku lirohet nga Refit Buzi, polici e merr në krah
25 July 2026, 15:40
Kafeja mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë nga dhjamosja
25 July 2026, 14:58
AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë
25 July 2026, 14:24
Eklipsi diellor i 12 gushtit, spektakli i rrallë që do të magjepsë Europën
25 July 2026, 13:51
Besëlidhja e Babos dhe dëbimi i Braçes
25 July 2026, 13:26
A ke besë? Po institucione?
25 July 2026, 12:56
Berisha: Rama injoroi kërkesat e protestuesve
25 July 2026, 12:30
Plagosi me thikë kushëririn, arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë/ Emri
25 July 2026, 11:18
Mashtronte klientët me servis automjetesh në Astir, arrestohet 37-vjeçari
25 July 2026, 10:36
Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda
25 July 2026, 10:00
Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike
25 July 2026, 09:16
2.2 mln dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump
25 July 2026, 09:05
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
25 July 2026, 08:43
E shtuna me kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat
25 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
25 July 2026, 08:04
Pas deklaratave të Ramës, GoFundMe për familjen Bulku arrin 150 mijë dollarë
24 July 2026, 20:58
Një sprint i fundit për investitorët para kufizimeve të BE-së?
24 July 2026, 20:37
10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin
24 July 2026, 20:17
Jo vetëm fytyra dhe trupi, ja zona që harrojmë të mbrojmë nga dielli
24 July 2026, 20:01
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit
24 July 2026, 19:42
Kuvendi mblidhet të hënën në seancë plenare
24 July 2026, 18:51
Revolta vazhdon, qytetarët mblidhen për të 55-ën ditë në sheshin 'Skënderbej'
24 July 2026, 18:10
9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit
24 July 2026, 17:30
Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi rëndë ish-vjehrrën, vetëv*itet Refit Buzi
24 July 2026, 16:52
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
24 July 2026, 16:21
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Pogradec, ngordhin 10 krerë
24 July 2026, 16:15
"The Atlantic": Protestat nuk janë kundër Trump, shënjestra është Edi Rama
24 July 2026, 15:54
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
24 July 2026, 15:29
Dështojnë negociatat për t’u dorëzuar, Refit Buzi 'ngujohet' në automjet
24 July 2026, 15:16
RENEA në negociata me Refit Buzin, 35-vjeçari kërcënon me vetëvrasje
24 July 2026, 14:30
Stuhi e fortë e breshër, Elbasani përfshihet nga moti i keq
24 July 2026, 14:12
“Besa”, Rama bën gati dokumentin për socialistët: Do ta studioni gjatë pushimeve
24 July 2026, 13:53
"Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës", me kë e ka Edi Rama?
24 July 2026, 13:22
Rama pranon dështimin në shëndetësi: Të moshuarit mbajnë radhë pa dalë dielli
24 July 2026, 13:01
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës caktohet më 6 gusht
24 July 2026, 12:21
Aksident në segmentin Peqin–Elbasan, furgoni përplas për vdekje këmbësorin
24 July 2026, 11:31
Gjyqi kundër prokurorit që e hetoi, 'Administrativja' rrëzon padinë e Veliajt
24 July 2026, 11:16
Seanca ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj: Më kanë rrëmbyer nga detyra dhe familja
24 July 2026, 09:47
Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës
24 July 2026, 09:13
Me shira dhe vranësira, si parashikohet moti sot
24 July 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
24 July 2026, 07:53
Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person
23 July 2026, 22:56
Bushati: Protesta e plaku fytyrën e pushtetit të Ramës
23 July 2026, 22:15
Dhuna si portret i qeverisjes
23 July 2026, 21:34
Ish-futbollisti kritikon Ramën nga protesta: Ti ia kalon edhe Enver Hoxhës
23 July 2026, 21:18
Protesta para Kuvendit, shkon në 23 numri i të shoqëruarve nga policia
23 July 2026, 19:50
Dëmtohet nga helikat e skafit pushuesi në Vlorë
23 July 2026, 18:21
Video/ Protestuesit 'lajnë' me vezë makinën e deputetit të PS
23 July 2026, 18:04
Zjarri vijon të përhapet në fshatrat e Finiqit, lëndohet zjarrfikësi
23 July 2026, 17:48