Flash News
Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin
Përcillet sot për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit
Nëna e djalit autik i përgjigjet Ramës: Mos e përdor djalin tim! Nuk isha në protestë, po e çoja në terapi

Nga Lutfi Dervishi
A ke besë? Po institucione?
“Është qeverisja, or budall”
BESA është ndoshta përpjekja konceptuale më serioze që ka dalë ndonjëherë nga një qeveri shqiptare për të reflektuar mbi vetë mënyrën e qeverisjes. Ajo pranon diçka të pazakontë për një qeveri në pushtet prej tre mandatesh: problemi është besimi.
Besa, e thotë troç se protesta e flamingove nuk ishte “mosmirënjohje” siç e përshkruan vetë kryebashkiaku i sajuar në anekdotën hyrëse, por shprehje e një shoqërie që ka hyrë në fazë tjetër zhvillimi. Ky pranim, në vetvete, është hap prapa nga arroganca e deklaratave të fundit dhe i lë në hije historitë me agjenturat, algoritmet dhe “armiqtë e radhës”.
Por dokumenti prej 40 faqesh e kupton më mirë simptomën sesa diagnozën dhe harron elefantin në dhomë: BESA flet gjatë për besimin, po pothuajse aspak për shkaqet pse ai është konsumuar. Besimi është si goma fshirëse, zvogëlohet pas çdo gabimi.
Nuk ka pothuajse asnjë reflektim mbi korrupsionin si problem sistemik, përqendrimin e pushtetit, personalizimin e vendimmarrjes, dobësimin e institucioneve përballë ekzekutivit, konfliktet e interesit apo klientelizmin.
Fjala “korrupsion” shfaqet, vetëm një herë, në kontekstin e reformës në drejtësi dhe të së kaluarës, dhe jo si “gangrenë” që duhet luftuar.
Dokumenti i shkruar bukur të bën të besosh se problemi kryesor është administrata, ndërsa ata që janë në bulevard (dhe jo vetëm ata) besojnë se problemi është vetë modeli i qeverisjes.
BESA pranon se instrumentet; konsultimi publik, vlerësimi i ndikimit, planet e performancës, ekzistojnë prej vitesh në ligj; problemi ka qenë vetëm zbatimi formal i tyre. Po nëse është kështu, pse nuk funksionuan deri tani? Mungonte BESA?
BESA ngjan disi me Shqipëriaqeduam.al: problemet zgjidhen duke kapërcyer burokracinë dhe duke ndërhyrë nga lart, jo duke i lënë institucionet të funksionojnë vetë. BESA pretendon se nuk ndërhyn por koordinon, por Shqipëria nuk shkon në Bashkimin Europian me njësi të posaçme pranë Kryeministrit, sado mirë e argumentuar në letër. Shkon me institucione të forta, të pavarura nga cikli politik i çdo qeverie, me procedura që respektohen, jo që u kujtohet respektimi nga një kupolë koordinuese; me kontroll e balancë reale dhe llogaridhënie që prodhon pasojë, jo raport që lexohet e harrohet. Një njësi e re, sado e quajtur “koordinuese” e jo “vendimmarrëse”, rrezikon të shndërrohet në një mekanizëm kontrolli e diktimi.
(Auto)kritika e dokumentit ka një kufi të qartë, si te Hosteni në fund të viteve ’80: kritika shkon deri te drejtori, por jo më lart. Pranohet se administrata nuk ka dëgjuar, nuk ka komunikuar dhe nuk ka vlerësuar si duhet pasojat, por nuk shtrohet pyetja se kush e ndërtoi këtë model dhe kush mban përgjegjësinë politike për të.
Nëse është administrata që solli protestën, kush e ndërtoi këtë administratë? Nëse komunikimi dështoi, kush e projektoi modelin e komunikimit? Nëse vendimmarrja ishte e centralizuar, kush e centralizoi? Një dokument që flet kaq shumë për besimin do të fitonte besueshmëri reale vetëm nëse do të guxonte të fliste për shkaqet jo vetëm për simptomat e tij. Në fund të fundit, administrata nuk përcakton çmimet, nuk rrit pagat, nuk ul koston e jetesës dhe as nuk zëvendëson institucionet që garantojnë llogaridhënie.
BESA e redukton krizën në një problem administrimi duke lënë jashtë tri sfida themelore demokracinë, ekonominë demografinë.
James Carville e dinte këtë kur formuloi sloganin që e ndihmoi Bill Clintonin të fitonte zgjedhjet e vitit 1992: Në Shqipëri mund të thuhej it’s the economy, stupid. Asnjë fjalë për ekonominë! Njerëzit kërkojnë jo vetëm një Shqipëri më të bukur, por një vend normal dhe të jetueshëm.
Besimi nuk prodhohet duke dëgjuar më mirë, po duke kufizuar pushtetin, duke rritur transparencën reale dhe duke ndërtuar institucione që i mbijetojnë ndryshimit të qeverisë. Por dallimi i vërtetë me votuesin amerikan nuk qëndron vetëm te retorika e qeverisë, qëndron te vetë mekanizmi i votës. Një pjesë e mirë e elektoratit, nuk e ndëshkon qeverinë me çmimin e bukës dhe vezëve, me cilësinë e jeteses sepse vota shpesh nuk mat performancën, po identitetin dhe klientelën, punësimin, lidhjen partiake, frikën nga alternativa. Kur vota nuk lidhet me faturat që paguan, qeveria e ka gjithë hapësirën dhe luksin të flasë për “besim” dhe “kapital kombëtar”, e sigurt se llogaria nuk do t’i kërkohet atje ku dhemb vërtet.
Shqipëria po zbrazet me ritmin më të shpejtë në rajon; 27,628 banorë më pak vetëm në 2025, rreth gjysmë milionë banor më pak mes 2011 dhe 2023, mosha mesatare nga 35.5 ka vajtur 44.3 vjeç brenda një dekade. Po, kemi më shumë turistë, por më pak banorë. Shqipëria duket më e bukur, por është më e zbrazët, më e plakur dhe më e shtrenjtë.
Asnjë nga shtatë treguesit e propozuar nga BESA nuk i mat këto.
Dhe pikërisht këtu qëndron boshllëku qendror i të gjithë arkitekturës së dokumentit : shtatë mekanizma matjeje, zero pasojë. “Rishikimi pas veprimit” analizon gabimin, po vetë dokumenti thotë shprehimisht se “nuk kërkon fajtorë”. Nuk ka standard/kriter që sjell dorëheqje, nuk ka pasojë për mos mbajtjen e fjalës, nuk ka pasojë as për përsëritjen e të njëjtit gabim.
BESA mbetet një dokument me ide moderne mbi dëgjesën, evidencën dhe matjen, po që lexohet më shumë si manual për administratën sesa si reflektim mbi modelin politik që prodhoi vetë krizën e besimit.
Vendi ka provuar tashmë sa vlejnë llafet e mira kur gurët mbeten në trastë dhe elefanti, siç ndodh gjithmonë, mbetet në dhomë edhe kur flitet gjatë për çdo gjë tjetër përveç tij.
Besa është fjala e dhënë. Dhe fjala e dhënë matet vetëm në një mënyrë: mbahet ose thyhet. Prandaj pyetja nuk është kush e kërkon Besën, por kush e mban.
Të fundit
Besëlidhja e Babos dhe dëbimi i Braçes
25 July 2026, 13:26
A ke besë? Po institucione?
25 July 2026, 12:56
Berisha: Rama injoroi kërkesat e protestuesve
25 July 2026, 12:30
Plagosi me thikë kushëririn, arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë/ Emri
25 July 2026, 11:18
Mashtronte klientët me servis automjetesh në Astir, arrestohet 37-vjeçari
25 July 2026, 10:36
Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda
25 July 2026, 10:00
Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike
25 July 2026, 09:16
2.2 mln dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump
25 July 2026, 09:05
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
25 July 2026, 08:43
E shtuna me kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat
25 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
25 July 2026, 08:04
Pas deklaratave të Ramës, GoFundMe për familjen Bulku arrin 150 mijë dollarë
24 July 2026, 20:58
Një sprint i fundit për investitorët para kufizimeve të BE-së?
24 July 2026, 20:37
10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin
24 July 2026, 20:17
Jo vetëm fytyra dhe trupi, ja zona që harrojmë të mbrojmë nga dielli
24 July 2026, 20:01
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit
24 July 2026, 19:42
Kuvendi mblidhet të hënën në seancë plenare
24 July 2026, 18:51
Revolta vazhdon, qytetarët mblidhen për të 55-ën ditë në sheshin 'Skënderbej'
24 July 2026, 18:10
9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit
24 July 2026, 17:30
Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi rëndë ish-vjehrrën, vetëv*itet Refit Buzi
24 July 2026, 16:52
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
24 July 2026, 16:21
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Pogradec, ngordhin 10 krerë
24 July 2026, 16:15
"The Atlantic": Protestat nuk janë kundër Trump, shënjestra është Edi Rama
24 July 2026, 15:54
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
24 July 2026, 15:29
Dështojnë negociatat për t’u dorëzuar, Refit Buzi 'ngujohet' në automjet
24 July 2026, 15:16
RENEA në negociata me Refit Buzin, 35-vjeçari kërcënon me vetëvrasje
24 July 2026, 14:30
Stuhi e fortë e breshër, Elbasani përfshihet nga moti i keq
24 July 2026, 14:12
“Besa”, Rama bën gati dokumentin për socialistët: Do ta studioni gjatë pushimeve
24 July 2026, 13:53
"Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës", me kë e ka Edi Rama?
24 July 2026, 13:22
Rama pranon dështimin në shëndetësi: Të moshuarit mbajnë radhë pa dalë dielli
24 July 2026, 13:01
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës caktohet më 6 gusht
24 July 2026, 12:21
Aksident në segmentin Peqin–Elbasan, furgoni përplas për vdekje këmbësorin
24 July 2026, 11:31
Gjyqi kundër prokurorit që e hetoi, 'Administrativja' rrëzon padinë e Veliajt
24 July 2026, 11:16
Seanca ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj: Më kanë rrëmbyer nga detyra dhe familja
24 July 2026, 09:47
Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës
24 July 2026, 09:13
Me shira dhe vranësira, si parashikohet moti sot
24 July 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
24 July 2026, 07:53
Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person
23 July 2026, 22:56
Bushati: Protesta e plaku fytyrën e pushtetit të Ramës
23 July 2026, 22:15
Dhuna si portret i qeverisjes
23 July 2026, 21:34
Ish-futbollisti kritikon Ramën nga protesta: Ti ia kalon edhe Enver Hoxhës
23 July 2026, 21:18
Protesta para Kuvendit, shkon në 23 numri i të shoqëruarve nga policia
23 July 2026, 19:50
Dëmtohet nga helikat e skafit pushuesi në Vlorë
23 July 2026, 18:21
Video/ Protestuesit 'lajnë' me vezë makinën e deputetit të PS
23 July 2026, 18:04
Zjarri vijon të përhapet në fshatrat e Finiqit, lëndohet zjarrfikësi
23 July 2026, 17:48
Momenti kur Bardhi hedh ujë ndaj Ramës, Peleshi e përjashton nga Kuvendi
23 July 2026, 16:29
Rama në Kuvend, opozita bllokon foltoren, mazhoranca mbyll diskutimet
23 July 2026, 15:42
Dronë 'skanojnë' Beratin, qindra gjoba për shkelje rrugore
23 July 2026, 15:21
Zbardhen 7 raste vjedhjesh në Durrës, arrestohet 29-vjeçari
23 July 2026, 15:07
Po denonconte live dhunën e policisë, Edison Lika shoqërohet për në polici
23 July 2026, 14:57
Nga Bovilla në Adriatik: Ujëra të ndotur kudo!
23 July 2026, 14:45
Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë që prej vitit 2023
23 July 2026, 14:31
"Mos i mbroni plehrat", mesazhi simbolik i protestuesve për Policinë
23 July 2026, 14:21