Flash News
Ish-ministri socialist shpall kandidaturën për Bashkinë e Vlorës
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit
Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin
Përcillet sot për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Luçiano Boçi
Ka një zhanër të ri në publicistikën shqiptare.
Aferim!
Nuk shkruhen më analiza, të vërteta, por himne, ditirambe, fluturime pindareske për qeverinë e Ramën.
Ky zhanër i ri quhet LOLOIZËM.
Nuk kërkohet më llogari, nuk ka më pasqyrë të realitetit, por thjesht panegjerikë që të habisin me kurajën e guximin e atyre që marrin në dorë penën dhe e bëjnë pis atë.
Dhe në një prej loloizmave të shumtë që qarkullojnë me algoritëm shfrenues në mediat tona, lexova që në setin e figurave mitologjike e përrallore shqiptare krahas Katallanit, Kuçedrës, Xhindit, Lugatit, Qerosit, na është shtuar figura e “Kryepunëtorit”, alias sipas loloizmës, Kryeministrit, të cilit i paskësh rënë bretku të shkretit duke punuar (grabitur në fakt) natë e ditë e na paskësh bërë çdo të mirë që ka njohur Shqipëria e prandaj të cilit duhet t’ia pranojmë besën.
O Zot çfarë zbulimi i pafjalë?!
Ky “Krypunëtori” tamam si në mitet e famshme në loloizmin e famshëm na paska sjellë midis nesh lumturinë, gëzimin, diellin, hënën, detin lumin e çdo gjë që të prek dora e të sheh syri.
Publicistikë për kokë të publicistikës.
E mira e të mirave të kryepunëtorit na qenkërkëshka Reforma në Drejtësi.
Aleluja!
Po normal për të po, sepse dhe prokuroria më e thjesht e botës, Ramën tashmë do e kishte plasur brenda.
E nëse reforma është kurora e qeverisjes, atëherë korrupsioni qenka bërë medalja e saj.
Ky po na shpie drejt BE sipas loloizmës.
Por BE-ja nuk dashuron qeveri. Aq më shumë individë.
BE-ja negocion me shtete. Procesi i integrimit është aspiratë e shqiptarëve prej më shumë se tri dekadash, jo pronë intelektuale e Edi Ramës. Për më tepër, kapitujt nuk mbyllen me selfie në Bruksel, por me shtet ligjor dhe institucione që funksionojnë.
e-Albania kryeheroinë na paska kursyer miliona euro.
Shumë mirë!
Tani duhet që “kryepunëtori” duhet t’ia shpjegojë këtë pensionistit që pret ilaçet, fermerit që endet për subvencione, ose biznesit që endet nga një institucion te tjetri për një firmë.
Digjitalizimi zoti “kryepunëtor” është mjet, jo mirëqenie.
Ky na paska ndërtuar rrugë.
Zbulim!!!!
Po mor po janë ndërtuar rrugë. Edhe romakët ndërtonin rrugë. Edhe bota ndërton rrugë. Dallimi është se romakët bota nuk i faturonin e faturojnë me çmime që edhe Europa i sheh me habi. Rrugët janë paguar nga qytetarët, jo nga bujaria e “kryepunëtorit”.
Turistët na u shtokan prej kryeturistit.
Po vetë shqiptarët?!
Shqiptarët largohen. Njëri vjen për një javë, tjetri ikën përgjithmonë. Kjo nuk është fitore. Është paradoksi më i madh i këtyre viteve.
Kryepunëtori po na bëka fuqi energjetike, por ndërkohë familjet dhe bizneset vazhdojnë të përballen me kosto të larta dhe pasiguri. Statistikat janë të dobishme, por nuk paguajnë faturat.
Shënohet si arritje e “kryepunëtorit” paga minimale.
Po fuqia blerëse? Po inflacioni? Po fakti që një rritje nominale mund të zhbëhet nga çmimet? Numrat janë të bukur në letër. Në supermarket janë më pak bindës.
Pensionet janë qershia mbi…
Madje edhe autori i loloizmit pranon se janë rritur “nga pak”. Pas 13 vitesh pushtet, edhe lavdëruesit e qeverisë nuk guxojnë të thonë se pensionistët jetojnë mirë.
Dhe pastaj vjen kulmi i ironisë.
“Kryepunëtori po na kërkon besën.”
Besën?
Në vitin 2013 kërkoi besën për Rilindjen.
Në 2017 kërkoi besën për të vazhduar.
Në 2021 kërkoi besën për të mbaruar punët.
Në 2025 kërkon përsëri besën… për të filluar ato që premtoi në 2013.
Nëse pas katër mandatesh ende kërkon besë për të realizuar premtimet e mandatit të parë, nuk je më kryepunëtor.
Tanimë je Loloja i punëtorëve.
Sepse punëtorët punojnë. Ata ngrihen herët, paguajnë taksa, mbajnë familjet, luftojnë me çmimet dhe përpiqen të jetojnë me dinjitet.
Loloja, përkundrazi, u shfaqet çdo katër vjet me të njëjtën histori, i ndërron vetëm paketimin dhe pret që publiku ta duartrokasë edhe një herë.
Prandaj pyetja nuk është nëse duhet t’i japim sërish besën.
Pyetja është se sa herë mund të shitet i njëjti premtim si produkt i ri?
Sepse besa nuk është kredi pa afat. Është kontrata morale mes qytetarit dhe qeverisësit. Dhe kur ajo thyhet për 13 vjet me radhë, nuk kërkon më besë.
Kërkon harresë. Dhe harresa është lënda e parë me të cilën mbijetojnë pushtetet e konsumuara.
Rroftë loloizmi!
Të fundit
Ish-ministri socialist shpall kandidaturën për Bashkinë e Vlorës
25 July 2026, 18:54
Zjarret përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen rreth 270 mijë persona
25 July 2026, 18:32
Kryepunëtori i loloizmave apo loloja i punëtorëve?!
25 July 2026, 18:10
Musk parashikon fundin e parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036
25 July 2026, 17:26
Analiza e REL: Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
25 July 2026, 17:03
Dyfytyrësh, cinik dhe i falimentuar!
25 July 2026, 16:44
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit
25 July 2026, 16:28
Lee Kang-in largohet nga PSG, zyrtarizohet transferimi te Atletico Madrid
25 July 2026, 16:12
Video/ Momenti kur Rozalinda Plaku lirohet nga Refit Buzi, polici e merr në krah
25 July 2026, 15:40
Kafeja mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë nga dhjamosja
25 July 2026, 14:58
AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë
25 July 2026, 14:24
Eklipsi diellor i 12 gushtit, spektakli i rrallë që do të magjepsë Europën
25 July 2026, 13:51
Besëlidhja e Babos dhe dëbimi i Braçes
25 July 2026, 13:26
A ke besë? Po institucione?
25 July 2026, 12:56
Berisha: Rama injoroi kërkesat e protestuesve
25 July 2026, 12:30
Plagosi me thikë kushëririn, arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë/ Emri
25 July 2026, 11:18
Mashtronte klientët me servis automjetesh në Astir, arrestohet 37-vjeçari
25 July 2026, 10:36
Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda
25 July 2026, 10:00
Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike
25 July 2026, 09:16
2.2 mln dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump
25 July 2026, 09:05
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
25 July 2026, 08:43
E shtuna me kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat
25 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
25 July 2026, 08:04
Pas deklaratave të Ramës, GoFundMe për familjen Bulku arrin 150 mijë dollarë
24 July 2026, 20:58
Një sprint i fundit për investitorët para kufizimeve të BE-së?
24 July 2026, 20:37
10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin
24 July 2026, 20:17
Jo vetëm fytyra dhe trupi, ja zona që harrojmë të mbrojmë nga dielli
24 July 2026, 20:01
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit
24 July 2026, 19:42
Kuvendi mblidhet të hënën në seancë plenare
24 July 2026, 18:51
Revolta vazhdon, qytetarët mblidhen për të 55-ën ditë në sheshin 'Skënderbej'
24 July 2026, 18:10
9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit
24 July 2026, 17:30
Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi rëndë ish-vjehrrën, vetëv*itet Refit Buzi
24 July 2026, 16:52
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
24 July 2026, 16:21
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Pogradec, ngordhin 10 krerë
24 July 2026, 16:15
"The Atlantic": Protestat nuk janë kundër Trump, shënjestra është Edi Rama
24 July 2026, 15:54
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
24 July 2026, 15:29
Dështojnë negociatat për t’u dorëzuar, Refit Buzi 'ngujohet' në automjet
24 July 2026, 15:16
RENEA në negociata me Refit Buzin, 35-vjeçari kërcënon me vetëvrasje
24 July 2026, 14:30
Stuhi e fortë e breshër, Elbasani përfshihet nga moti i keq
24 July 2026, 14:12
“Besa”, Rama bën gati dokumentin për socialistët: Do ta studioni gjatë pushimeve
24 July 2026, 13:53
"Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës", me kë e ka Edi Rama?
24 July 2026, 13:22
Rama pranon dështimin në shëndetësi: Të moshuarit mbajnë radhë pa dalë dielli
24 July 2026, 13:01
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës caktohet më 6 gusht
24 July 2026, 12:21
Aksident në segmentin Peqin–Elbasan, furgoni përplas për vdekje këmbësorin
24 July 2026, 11:31
Gjyqi kundër prokurorit që e hetoi, 'Administrativja' rrëzon padinë e Veliajt
24 July 2026, 11:16
Seanca ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj: Më kanë rrëmbyer nga detyra dhe familja
24 July 2026, 09:47
Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës
24 July 2026, 09:13
Me shira dhe vranësira, si parashikohet moti sot
24 July 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
24 July 2026, 07:53
Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person
23 July 2026, 22:56
Bushati: Protesta e plaku fytyrën e pushtetit të Ramës
23 July 2026, 22:15
Dhuna si portret i qeverisjes
23 July 2026, 21:34
Ish-futbollisti kritikon Ramën nga protesta: Ti ia kalon edhe Enver Hoxhës
23 July 2026, 21:18
Protesta para Kuvendit, shkon në 23 numri i të shoqëruarve nga policia
23 July 2026, 19:50