Flash News

Rajoni

“Kosova është pjesë e Serbisë”, kërcënon Vuçiç: Ushtria ta mbrojë me armë

2026-06-27t173945z-1976786946-rc2f2madnbxd-rtrmadp-3-serbia-president-rally.jpg

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka përsëritur pretendimet e Beogradit për Kosovën, duke e cilësuar atë “pjesë të Serbisë” dhe duke deklaruar se Serbia do të vijojë të mbrojë integritetin e saj territorial.

Gjatë ceremonisë së diplomimit të pjesëtarëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe, Vuçiç tha se vendi do të ruajë neutralitetin ushtarak, ndërsa mbrojtjen e Kosovës e lidhi me Kushtetutën serbe.

Kosova është pjesë e atdheut tonë, pjesë e Serbisë sonë”, deklaroi Vuçiç, duke shtuar se, sipas tij, kjo duhet të mbrohet “pa prekur askënd, pa sulmuar askënd dhe pa kërcënuar askënd”.

Në fjalën e tij, presidenti serb sulmoi edhe bashkëpunimin ushtarak mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke pretenduar se krijimi i kësaj aleance synon Serbinë. Sipas tij, Beogradi i ka kuptuar zhvillimet në rajon dhe po ndërmerr masa për forcimin e kapaciteteve të veta mbrojtëse.

Ata po formojnë aleanca kundër nesh në rajon”, tha Vuçiç, duke argumentuar se ushtria serbe duhet të jetë garantuese e sigurisë së qytetarëve.

Presidenti serb u ndal edhe te modernizimi i ushtrisë, duke pretenduar se Serbia është pajisur me armatime të reja dhe se kapacitetet e saj ushtarake janë forcuar ndjeshëm.

Të fundit