Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në Dibër, në pranga një 38-vjeçar, procedohen 9 persona

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të kanosur disa persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 24 korrikut në bulevardin “Elez Isufi”.

Policia bën me dije se në pranga është vënë shtetasi F. I., banues në fshatin Pollozhan, ndërsa një 19-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Sipas hetimeve paraprake, 38-vjeçari, në bashkëpunim me 19-vjeçarin, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri ndaj disa shtetasve, me qëllim kanosjen e tyre.

Ndërkohë, për 8 persona të tjerë ka nisur procedimi penal për “Moskallëzim krimi”, pasi dyshohet se kishin dijeni për ngjarjen, por nuk e kanë denoncuar atë në polici.

 
Gjithashtu, një 44-vjeçar është proceduar për veprime që dyshohet se kanë penguar zbulimin e së vërtetës.

Të fundit