Flash News

Bota

Kriza e luftës, bota po konsumon më pak naftë

Dy forcat kryesore që mbajnë në ekuilibër tregun botëror të naftës janë oferta dhe kërkesa. Por tani lufta mes Iranit dhe SHBA-ve i ka tronditur të dyja, ndërsa njëra prej tyre mund të jetë dëmtuar për një kohë shumë të gjatë.

Në anën e ofertës, situata mbetet kaotike. Teprica historike e naftës u shndërrua fillimisht në goditjen më të madhe të furnizimit të tregut. Më pas, në muajin qershor, në treg hynë sasi të tjera të mëdha nafte.

Tani, përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka kufizuar sasinë e naftës që vjen nga vendet e Gjirit Persik, duke rikthyer pasigurinë në tregjet ndërkombëtare.

Por edhe më e vështirë për t’u kuptuar është situata në anën e kërkesës.

Gjatë pesë muajve të luftës, ekonomia botërore është përshtatur me mungesat në furnizim dhe ka mësuar të funksionojë duke konsumuar më pak naftë. Muajin e kaluar, qindra miliona fuçi që kishin mbetur të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit dolën më në fund në treg, por u përballën me mungesë interesi nga blerësit.

Një pjesë e naftës së Lindjes së Mesme u shit vetëm pasi çmimi i saj u ul ndjeshëm. Arsyet pse bota po blen më pak naftë janë të shumta dhe komplekse. Po aq e ndërlikuar pritet të jetë edhe zgjidhja.

Në tre javët e shkurtra gjatë të cilave Ngushtica e Hormuzit u rihap pjesërisht, ndodhi diçka e papritur. Mbi 200 milionë fuçi naftë, të bllokuara në Gjirin Persik, dolën shpejt në treg, por blerësit nuk reaguan.

Kompania Qatar Energy dhe kompania shtetërore e Emirateve të Bashkuara Arabe u detyruan të ulnin çmimin e naftës me 6 deri në 9 dollarë për fuçi, për të gjetur blerës në Azinë Juglindore.

Aktualisht, mbi 18 milionë fuçi naftë, që nuk i përkasin Iranit, ndodhen ende në cisterna jashtë Gjirit Persik, në pritje të blerësve. Ky është një nivel më shumë se dy herë e gjysmë më i lartë se ai para fillimit të luftës.

Edhe Irani ka hasur vështirësi shumë më të mëdha në shitjen e naftës së tij. Pas memorandumit të mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara, vendi arriti të eksportojë rreth 70 milionë fuçi përmes Ngushticës së Hormuzit. Megjithëse Uashingtoni dha një lehtësim të përkohshëm të sanksioneve, Kina mbeti praktikisht blerësi i vetëm.

Megjithatë, edhe Pekini uli ndjeshëm importet nga Irani. Sipas të dhënave të kompanisë Kpler, blerjet kineze ranë nga rreth 1.5 milionë fuçi në ditë në vetëm 630 mijë fuçi në ditë gjatë muajit të kaluar. Në nivel global, kërkesa për naftë vazhdon të mbetet rojnë pranë kapacitetit maksimal, veçanërisht pasi gjatë luftës Iranireth 4 milionë fuçi në ditë më e ulët krahasuar me periudhën para luftës.

Të fundit