Flash News

E-TJERA

Temperaturat e larta rrisin rastet e virozave, shtohet fluksi në urgjencat pediatrike

Temperaturat e larta po favorizojnë shpërthimin e virozave, tipike të stinës.

Gastroenteritet, apo siç njihen ndryshe, diarre dhe të vjella të shoqëruara me temperaturë të lartë, janë shqetësimet që po mbizotërojnë këtë periudhë.

Urgjenca e infektivit dhe veçanërisht ajo e pediatrisë janë më të ngarkuara se zakonisht. Mjekët pediatër flasin për rritje të rasteve, kryesisht në grupmoshën 1 deri 5 vjeç.

Numri i paraqitjeve në urgjencën e pediatrisë nuk i kalon 200 pacientë në ditë.

Ngarkesa vihet re edhe në poliklinikat e lagjeve, por edhe në qendrat shëndetësore verore, ku është zhvendosur një pjesë e popullsisë për shkak të pushimeve.

Të fundit