Flash News

E-TJERA

Makina shpërthen në flakë pas aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident rrugor është regjistruar gjatë mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës, ku një automjet është përfshirë nga flakët pas përplasjes me një mjet tjetër.

Pamjet tregojnë makinën tërësisht në flakë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit dhe forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll.

Fatmirësisht, personat që ndodheshin në makinën që u përfshi nga flakët kishin arritur të dilnin jashtë në kohë, ndaj nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Të fundit