Flash News

E-TJERA

Zjarr në Zvërnec, tymi mbulon edhe Vlorën

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në zonën e Zvërnecit, duke krijuar një re të madhe tymi që është bërë e dukshme edhe nga qyteti i Vlorës.

Pas sinjalizimit për flakët, drejt zonës janë nisur forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po përgatiten për ndërhyrjen me qëllim vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit.

Deri në këto momente nuk ka informacion të saktë për shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet pritet të përcaktojnë edhe sipërfaqen e prekur pas verifikimeve në terren.

Të fundit