Flash News
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca
Pogradec, elektricisti humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike (Emri)
Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona
Temperaturat e larta rrisin rastet e virozave, shtohet fluksi në urgjencat pediatrike
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca

“Ai ishte një djalë që kishte bërë shumë gola”, kështu shprehen në Londër disa shqiptarë, të cilët e kanë njohur Nertil Buzin.
Në zhargonin e përditshëm të grupeve kriminale, “bërja gol” nënkupton moskorrektësi në shitblerjen e drogës apo, më keq akoma, në grabitjen e shtëpive të barit.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ndërton të gjithë dinamikën se si u mor peng katër vite më parë në Londër Nertil Buzi, i cili i dha fund jetës duke u vetëvrarë mbrëmjen e të premtes, pasi mori peng ish-të fejuarën dhe i vrau dy prindërit.
Gjithçka nisi në fund të shtatorit të vitit 2022.
Një grup kriminal me aktivitet në qytetin e Manchesterit mbërrin në Londër.Mundën ta bindnin Nertil Buzin ta takonin në një hotel në Lindje të Londrës, si një zonë asnjanëse negocimi, pasi diçka nuk kishte shkuar mirë me disa shtëpi kanabisi të grupit nga Vlora.
Buzi ka pranuar pa e ditur se po shkonte drejt një kurthi të mirëmenduar pengmarrjeje.
Sapo ka hyrë në dhomën e hotelit, e kanë lidhur me zinxhir te radiatori ngrohës i dhomës, duke i vendosur ngjitëse në gojë.
Kanë ngulmuar t’i paguante 400.000 stërlina, por gjatë dy ditëve të para kuptuan se këtë shumë Buzi nuk e dispononte në Angli.
Sipas tij, paratë i kishte dërguar në Shqipëri.
Pengmarrësit avancojnë me kërkimin e parave në familjen e Buzit në Shqipëri.
Nga telefoni i Nertil Buzit i telefonojnë me video vëllait, ku e tregojnë atë të lidhur e të rrahur barbarisht.
Kërkesa e njëjtë.
“Ose çoni në Vlorë 400.000 stërlina, ose Nertili do të vritej.”
Pengmarrësit mendonin se, duke përdorur telefonin e pengut, ishin të sigurt nga moszbulimi i vendndodhjes.
Disa orë më pas, nga kjo kërkesë, një tjetër telefonatë, po me video call.
Kësaj here, duke e torturuar me shkuljen e thonjve me një pincë.
Në këtë moment, vëllai i Nertilit e kupton sa serioze është situata.
Shkon në Drejtorinë Vendore të Policisë së Fierit, duke dëshmuar për telefonatat e marra nga Londra.
Kjo drejtori, përmes një shkrese me mbishkrimin “Sekret”, ia dërgon Drejtorisë për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit.
Menjëherë, Pëllumb Seferi, drejtor i kësaj drejtorie, mendon shpejt dhe inicion një operacion të përbashkët me partnerët britanikë.
Përfshihet në këtë operacion edhe Neritan Nallbati drejtor i policisë kriminale ne Policinë e Shtetit.
Koordinimi i operacionit në Londër ndodh nëpërmjet kanaleve të konsoliduara policore Shqipëri-UK.
Britanikët reagojnë menjëherë.
Vihet në lëvizje skuadra elitë e pengmarrjeve në Policinë Metropolitane, si dhe NCA, Agjencia Kombëtare Kundër Krimit.
Fillimisht, përmes numrit të telefonit të Nertil Buzit lokalizohet zona nga ku ky numër dërgonte sinjal.
Dërgohet një skuadër vëzhgimi, e cila stacionohet jashtë hotelit.
Dy agjente femra rezervojnë një dhomë në këtë hotel.
Grupi i vëzhgimit arrin të fotografojë disa persona që hynin e dilnin në intervale të ndryshme kohe.
Fotot analizohen në zyrën e operacioneve të Met Police dhe arrihet në përfundimin se ata ishin shqiptarë.
Analizohen duke u krahasuar me fotot në sistemin kombëtar të policisë angleze.
Arrihet të zbulohet identiteti i vetëm njërit prej tyre.
Më pas zbulohet numri i telefonit që përdorte dhe vihet në përgjim, veprim që çoi në identifikimin e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal, mes tyre edhe një grua.
Ndërkohë, dy agjentet femra mision parësor kishin identifikimin e dhomës ku mbahej pengu, Nertil Buzi.
Në fshehtësi të plotë, i kërkojnë menaxherit të hotelit pamjet e kamerave të sigurisë për 10 ditët e fundit, pa i treguar se në atë hotel po mbahej dikush peng.
Pamjet e CCTV analizohen në zyrën operacionale të këtij operacioni. Zbulohet momenti kur Nertil Buzi mbërrin në hotel, merr ashensorin dhe i drejtohet një dhome.
Tashmë, kur Met Police kishte në dorë edhe ekzaktësisht vendndodhjen e pengut, nis hartimi i planit të shpëtimit.
E panjohura më e madhe ishte nëse pengmarrësit ishin të armatosur apo jo.
Vendoset të ndërhyhet përmes një skuadre të armatosur gjatë mesnatës.
Ndërkohë, në Fier dhe Tiranë, telefonatat që vinin në telefonin e vëllait të Nertilit regjistroheshin dhe në kohë reale i dërgoheshin Policisë Metropolitane.
“Nëse nuk do të ndërhynim për ta liruar atë moment, Nertil Buzin do ta kishin vrarë, pasi nga bisedat e përgjuara grupi kriminal gjithnjë e më shumë po e kuptonte pamundësinë e marrjes së 400.000 stërlinave.”
Fillimisht, nga jashtë kanë lëshuar një granatë me gaz në dhomë dhe më pas është bërë neutralizimi i tre personave në dhomë. Nertil Buzi ishte në një gjendje gati kolapsi si pasojë e torturave dhe, nën mbrojtje policore, dërgohet në spital.
Atë kohë, në përfundim të operacionit, një zëdhënës i Met Police i tha Top Channel se për këtë pengmarrje ishin arrestuar me akuzat për pengmarrje, burgosje të rreme dhe kërcënim për të vrarë shtetasit shqiptarë.
Nelid Arapi, 26 vjeç, banues në Haringey, Londër, akuzohej për rrëmbim personi, burgosje të rreme, posedim me qëllim shitjeje të lëndës narkotike kanabis dhe kërcënim për të vrarë.
Njohur me pseudonimin “Kid Vlonjati”, me precedentë penalë në Shqipëri prej moshës 19 vjeç.
Xhon Guveli, 28 vjeç, akuzohej për rrëmbim personi, burgosje të rreme.
Fation Arapi, 27 vjeç, banues në Peterborough, akuzohej për rrëmbim personi, burgosje të rreme.
Armando Brahashaj, 26 vjeç, banues në Brent, Londër, akuzohej për rrëmbim personi, burgosje të rreme.
Eduart Çepele, 30 vjeç, banues në Manchester, akuzohej për rrëmbim personi, burgosje të rreme.
Emanuela Arapi, 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Manchester, akuzohej për burgosje të rreme.
Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, Nertil Buzi bashkëpunoi me policinë, duke dëshmuar për të gjitha rrethanat e pengmarrjes.
Ai u mbajt në një “safe house”, shtëpi të sigurt, prej Met Police si dëshmitari kyç i prokurorisë në procesin që do të pasonte në gjykatë. Buzi fillimisht pranoi të dëshmonte kundër pengmarrësve të tij.
Dy vite pasi të gjashtë të arrestuarit do të dilnin në Harrow Crown Court, prokuroria u tërhoq nga akuzat për pengmarrje, burgosje të rreme dhe kërcënim për të vrarë ndaj të pestëve.
Pesë prej tyre u liruan automatikisht nga salla e gjyqit, ndërsa më 15 prill 2024, Harrow Crown Court dënoi Nelid Arapin me 16 muaj burg për posedim kanabisi me qëllim shitjeje.
Dy janë hipotezat e mundshme përse kolapsoi ky proces pengmarrjeje.
E para, Nertil Buzi mund të jetë tërhequr nga fjala e dhënë për të dëshmuar kundër pengmarrësve të tij.
E dyta, prokurorët janë njohur me strategjinë e mbrojtjes, e cila do ta diskreditonte përpara gjykatës Buzin me të dhëna si i përfshirë në aktivitete kriminale.
E nëse kjo do të ndodhte, atëherë do të ishte një turpërim publik për prokurorët dhe, si pasojë e këtij rreziku, tërhoqën akuzat.
E gjitha kjo, një zhgënjim për ata që u përfshinë në Tiranë dhe Londër në këtë operacion kompleks, me të vetmin ngushëllim lirimin e pengut gjallë./ Top Channel
Të fundit
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca
26 July 2026, 14:32
Zhupa: Saranda peng i një terminali të projektuar keq, kohë e humbur, trafik
26 July 2026, 14:03
Ish-zv.ministri i Drejtësisë godet Ramën: Besimi nuk blihet me propagandë
26 July 2026, 13:45
Milot–Balldren: Si turp, si faj, si brengë, si pabesi!
26 July 2026, 13:20
Të shtëna me armë në Dibër, në pranga një 38-vjeçar, procedohen 9 persona
26 July 2026, 13:02
Blinte produkte dhe paguante me euro false, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
26 July 2026, 12:45
Paketën e Maleve/ Bardhi: As Diella nuk e beson më Ramën, jep dorëheqjen
26 July 2026, 12:28
Pogradec, elektricisti humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike (Emri)
26 July 2026, 11:36
Kriza e luftës, bota po konsumon më pak naftë
26 July 2026, 10:47
Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona
26 July 2026, 10:26
Makina shpërthen në flakë pas aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës
26 July 2026, 09:23
Kthjellime në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
26 July 2026, 09:01
Aksident në Vlorë/ Humb jetën 52-vjeçari, 4 të tjerë të plagosur (Emrat)
26 July 2026, 08:42
Horoskopi 26 korrik 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
26 July 2026, 08:23
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
26 July 2026, 07:56
“Rama ik”, “Qeveri teknike”, qytetarët nuk ndalen: Të hënën sërish para Kuvendit
25 July 2026, 20:57
“Kosova është pjesë e Serbisë”, kërcënon Vuçiç: Ushtria ta mbrojë me armë
25 July 2026, 20:32
Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari në Laç
25 July 2026, 20:13
Dita e 56-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama ik!
25 July 2026, 19:54
Flamuj kuqezi dhe thirrje për ndryshim, shqiptarët protestojnë në Mynih
25 July 2026, 19:38
Ish-ministri socialist shpall kandidaturën për Bashkinë e Vlorës
25 July 2026, 18:54
Zjarret përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen rreth 270 mijë persona
25 July 2026, 18:32
Kryepunëtori i loloizmave apo loloja i punëtorëve?!
25 July 2026, 18:10
Musk parashikon fundin e parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036
25 July 2026, 17:26
Analiza e REL: Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
25 July 2026, 17:03
Dyfytyrësh, cinik dhe i falimentuar!
25 July 2026, 16:44
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit
25 July 2026, 16:28
Lee Kang-in largohet nga PSG, zyrtarizohet transferimi te Atletico Madrid
25 July 2026, 16:12
Video/ Momenti kur Rozalinda Plaku lirohet nga Refit Buzi, polici e merr në krah
25 July 2026, 15:40
Kafeja mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë nga dhjamosja
25 July 2026, 14:58
AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë
25 July 2026, 14:24
Eklipsi diellor i 12 gushtit, spektakli i rrallë që do të magjepsë Europën
25 July 2026, 13:51
Besëlidhja e Babos dhe dëbimi i Braçes
25 July 2026, 13:26
A ke besë? Po institucione?
25 July 2026, 12:56
Berisha: Rama injoroi kërkesat e protestuesve
25 July 2026, 12:30
Plagosi me thikë kushëririn, arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë/ Emri
25 July 2026, 11:18
Mashtronte klientët me servis automjetesh në Astir, arrestohet 37-vjeçari
25 July 2026, 10:36
Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda
25 July 2026, 10:00
Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike
25 July 2026, 09:16
2.2 mln dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump
25 July 2026, 09:05
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
25 July 2026, 08:43
E shtuna me kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat
25 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
25 July 2026, 08:04
Pas deklaratave të Ramës, GoFundMe për familjen Bulku arrin 150 mijë dollarë
24 July 2026, 20:58
Një sprint i fundit për investitorët para kufizimeve të BE-së?
24 July 2026, 20:37
10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin
24 July 2026, 20:17
Jo vetëm fytyra dhe trupi, ja zona që harrojmë të mbrojmë nga dielli
24 July 2026, 20:01
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit
24 July 2026, 19:42
Kuvendi mblidhet të hënën në seancë plenare
24 July 2026, 18:51
Revolta vazhdon, qytetarët mblidhen për të 55-ën ditë në sheshin 'Skënderbej'
24 July 2026, 18:10
9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit
24 July 2026, 17:30
Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi rëndë ish-vjehrrën, vetëv*itet Refit Buzi
24 July 2026, 16:52
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
24 July 2026, 16:21
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Pogradec, ngordhin 10 krerë
24 July 2026, 16:15
"The Atlantic": Protestat nuk janë kundër Trump, shënjestra është Edi Rama
24 July 2026, 15:54
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
24 July 2026, 15:29
Dështojnë negociatat për t’u dorëzuar, Refit Buzi 'ngujohet' në automjet
24 July 2026, 15:16
RENEA në negociata me Refit Buzin, 35-vjeçari kërcënon me vetëvrasje
24 July 2026, 14:30
Stuhi e fortë e breshër, Elbasani përfshihet nga moti i keq
24 July 2026, 14:12
“Besa”, Rama bën gati dokumentin për socialistët: Do ta studioni gjatë pushimeve
24 July 2026, 13:53
"Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës", me kë e ka Edi Rama?
24 July 2026, 13:22
Rama pranon dështimin në shëndetësi: Të moshuarit mbajnë radhë pa dalë dielli
24 July 2026, 13:01
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës caktohet më 6 gusht
24 July 2026, 12:21