Flash News

E-TJERA

Zjarri masiv përfshin Pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke shkaktuar një re të madhe tymi që është përhapur mbi qytet.

Vatra është shfaqur në një zonë me pisha pranë vijës hekurudhore në drejtim të Zvërnecit, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës.

Në përpjekje për të vënë nën kontroll situatën janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës. Edhe banorë dhe pushues të zonës janë bashkuar në ndihmë të ekipeve në terren për izolimin e zjarrit.

Situata paraqitet problematike për shkak të rrezikut që flakët të përhapen në një sipërfaqe më të madhe me bimësi, ndërsa autoritetet po monitorojnë edhe mundësinë e afrimit të zjarrit pranë bizneseve dhe objekteve në zonë.

Shërbimet zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen për lokalizimin e vatrës, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të shmangin lëvizjet pranë zonës së prekur dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Të fundit