Flash News

E-TJERA

Transportonte një makinë me defekt, aksidentohet karrotreci në aksin Librazhd-Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan, ku është përfshirë një karrotrec gjatë transportimit të një automjeti.

Sipas të dhënave paraprake, karrotreci kishte mbërritur në zonë për të tërhequr një makinë që dyshohet se kishte pësuar një defekt gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor. Gjatë procesit të transportimit, mjeti i ndihmës është përfshirë në një incident rrugor.

Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet mësohet se janë vetëm materiale. Ngjarja ka sjellë përkohësisht vështirësi në qarkullim, me drejtuesit e mjeteve që kanë lëvizur me kujdes deri në normalizimin e situatës.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen e karrotrecit. Grupi hetimor pritet të kryejë verifikimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Të fundit