Flash News
PaBesia me Zvërnecin/ Zbulohen propozimet e Ramës për anullimin ose jo të projektit
Transportonte një makinë me defekt, aksidentohet karrotreci në aksin Librazhd-Elbasan
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca
Pogradec, elektricisti humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike (Emri)
Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona
PaBesia me Zvërnecin/ Zbulohen propozimet e Ramës për anullimin ose jo të projektit

Brenda dy muajve, i gjendur në hall, Edi Rama është munduar të bëjë pirueta të mëdha, gjë që e bën krejtësisht të pabesueshëm dokumentin e tij BESA. Një ndër to është pjesa për projektin Sazan - Zvërnec, i cili u bë shkakku i shpërrthimit të revolucionit të flamingove. Në dokumentin e konsideruar si strategjik, për të parashikohet një kohë tre mujore reflektimi, duke e lënë të hapur mundësinë e ecjes përpara ose anullimit të tij.
Por, në ditët e para, atëherë kur fliste për agjentura të huaja, media greke që donin të na shkatërronin turizmin, iranianë islamikë që po luftonin Shqipërinë, Edi Rama e lidhi fatin e tij si kryeministër me këtë projekt. Mesazhi i tij qe i qartë: "Sa të jem unë projekti nuk anullohet". Në një intervisë për televizionin gjerman ZDF Rama tha: ``Ùnë jam kryeministër i Shqipërisë dhe nuk mund t'i them jo një investimi privat 4 miliarde eurosh".
Me stilin e tij karakteristik ai përsëriti në forma të ndryshme idenë e mostërheqjes nga ky projekt: "Shqipëria nuk tërhiqet nga ëndrrat e mëdha", këmbënguli ai në 14 qershor, në një fjalë ku mbrojti investimin dhe sulmoi ata që përhapinin dezinformacion rreth tij. "Klikoni dhe shihni se cfarë dëmi të madh po i bëni vendit", i është drejtuar ai atyre që i kërkonin anullimin e këtij projekti.
Por, po të lexosh dokumentin BESA, të cilin Lapsi.al e disponon, vë re se duket sikur kryeministri ka bërë një kthesë 180 gradëshe.
Aty Rama, i cili ka shpallur fazën e reflektimit, empatisë dhe dëgjimit të njerëzve reket të lërë të hapur fatin e të ardhmes së projektit. Në dokument thuhet se brenda 90 ditësh synohet të zhvillohen dëgjesa, përfshirë dhe grupet që protestuan si dhe të bëhen publike dokumenta apo të realizohet një vlerësim paraprak, për të marrë më pas një vendim për të ardhmen e projektit. Dokumenti i parasheh "pa paragjykim" të gjitha opsionet, duke e shndërruar atë në testin e parë të platformës BESA.
“Një metodë strategjike provohet aty ku vendimmarrja është më e ndërlikuar dhe besimi më i cenuar. Për këtë arsye, Vjosa-Narta zgjidhet si testi i parë i Metodës BESA. Qëllimi nuk është të rihapet politikisht e shkuara, po të provohet nëse një proces i plotë dëgjimi, evidence, shpjegimi dhe matjeje mund të prodhojë një vendim më të besueshëm",- shkruhet në dokument.
Sipas dokumentit, ky test nuk nis me asnjë paragjykim, as nëse projekti duhet të vazhdojë dhe as nëse duhet ndalur. Çdo mundësi duket se lihet e hapur.
“Alternativat janë vazhdimi me garanci, korrigjimi, kushtëzimi, rikonceptimi ose ndalimi, "sipas asaj që lejojnë ligji, kontratat dhe provat". Asnjë hap i Metodës BESA nuk pezullon kompetencat ligjore, procedurat administrative, detyrimet kontraktore ose kontrollin gjyqësor”,- saktësohet në dokument. Dhe analizimi i këtij projekti, me filtrat e rinj të BES-ës, parashikohet të realizohet brenda tre muajsh.
“Brenda këtij afati përfundojnë dëgjesa, hapja e dokumentacionit të publikueshëm, vlerësimi paraprak dhe vendimi i arsyetuar për hapat pasues. Detyrimet që kërkojnë më shumë kohë regjistrohen me afate publike, institucione përgjegjëse dhe raportim të vazhdueshëm në Flamingo Mirror”,- shkruhet në dokuement.
Sipas dokumentit do të ketë dëgjesa edhe grupet që protestuan. Po ashtu parashikohet një vlerësim I pavarur i ndikimit mjedisor si dhe bërja transparente e kontratave, vendimmarrjeve dhe dokumentave, ``për aq sa lejon ligji``. Garancia që jepet është se gjatë kësaj periudhe tre mujore nuk do të ndërmerret asnjë vendim që mund të jetë I pakthyeshëm.
Po të lexohet me vëmendje drafti i BESA-s aty vërehet se janë kujdesur që të lihen hapur të gjitha shtigjet për të gënjyer opinionin publik. Transparenca do të bëhet deri në atë masë për sa e lejojnë kontratat ndërsa për pezullimin thuhet togfjalëshi: `për aq sa e lejon ligji, kontratat dhe provat`.
Por, pika që e bën më të pabesueshme të gjithën është krahasimi i këtij teksti me deklaratat e fillimit të Ramës, kur ai e lidhte egzistencën e këtij projekti me qëndrimin e tij në krye të qeverisë. A ka hequr ai dorë nga "ëndërrat e mëdha"?
Me shumë gjasë jo. Besa mund të jetë një pabesi thjesht për të fituar kohë. Prandaj dhe protestuesit ia shkruajtën këtë fjalë me gërma të mëdha të vërtetën në bulevard.
E vetmja mundësi që dicka të jetë të besueshme është nëse Rama mund të parashikojë ndonjë tërheqje nga investimi të familjes Trump, për shkak të zhurmës së krijuar dhe skandalit që ka krijuar lidhja e emrit të saj me Artur Shehun. Dhe në këtë rast, kryeministri mund të dilte e të thoshte e shikoni, BESA, funksionoi, unë e anullova projektin./ Lapsi.al
Të fundit
4 shenjat e horoskopit që konsiderohen më të besueshme
26 July 2026, 19:42
Lubonja godet Ramën dhe Marta Kos: Europa po mbyll sytë ndaj realitetit shqiptar
26 July 2026, 19:00
Joshua pas përballjes me Kristian Prengën: Mendova vetëm të ruaja qetësinë
26 July 2026, 18:33
Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor
26 July 2026, 17:55
Rita Ora rrëfen historinë e familjes: Jam krenare që jam emigrante
26 July 2026, 17:20
Zjarri masiv përfshin Pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha
26 July 2026, 16:59
Kur ‘Besa’ nuk bind as të majtët: Kush i doli kundër ‘Besës’ së Ramës?
26 July 2026, 16:45
Zjarr në Zvërnec, tymi mbulon edhe Vlorën
26 July 2026, 16:23
Grevë në doganat greke, kufizime disaorëshe në 4 pikat kufitare me Shqipërinë
26 July 2026, 16:07
Fundi i korrikut mund të sjellë fat financiar për këto 3 shenja të horoskopit
26 July 2026, 15:36
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca
26 July 2026, 14:32
Zhupa: Saranda peng i një terminali të projektuar keq, kohë e humbur, trafik
26 July 2026, 14:03
Ish-zv.ministri i Drejtësisë godet Ramën: Besimi nuk blihet me propagandë
26 July 2026, 13:45
Milot–Balldren: Si turp, si faj, si brengë, si pabesi!
26 July 2026, 13:20
Të shtëna me armë në Dibër, në pranga një 38-vjeçar, procedohen 9 persona
26 July 2026, 13:02
Blinte produkte dhe paguante me euro false, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
26 July 2026, 12:45
Paketën e Maleve/ Bardhi: As Diella nuk e beson më Ramën, jep dorëheqjen
26 July 2026, 12:28
Pogradec, elektricisti humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike (Emri)
26 July 2026, 11:36
Kriza e luftës, bota po konsumon më pak naftë
26 July 2026, 10:47
Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona
26 July 2026, 10:26
Makina shpërthen në flakë pas aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës
26 July 2026, 09:23
Kthjellime në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
26 July 2026, 09:01
Aksident në Vlorë/ Humb jetën 52-vjeçari, 4 të tjerë të plagosur (Emrat)
26 July 2026, 08:42
Horoskopi 26 korrik 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
26 July 2026, 08:23
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
26 July 2026, 07:56
“Rama ik”, “Qeveri teknike”, qytetarët nuk ndalen: Të hënën sërish para Kuvendit
25 July 2026, 20:57
“Kosova është pjesë e Serbisë”, kërcënon Vuçiç: Ushtria ta mbrojë me armë
25 July 2026, 20:32
Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari në Laç
25 July 2026, 20:13
Dita e 56-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama ik!
25 July 2026, 19:54
Flamuj kuqezi dhe thirrje për ndryshim, shqiptarët protestojnë në Mynih
25 July 2026, 19:38
Ish-ministri socialist shpall kandidaturën për Bashkinë e Vlorës
25 July 2026, 18:54
Zjarret përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen rreth 270 mijë persona
25 July 2026, 18:32
Kryepunëtori i loloizmave apo loloja i punëtorëve?!
25 July 2026, 18:10
Musk parashikon fundin e parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036
25 July 2026, 17:26
Analiza e REL: Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
25 July 2026, 17:03
Dyfytyrësh, cinik dhe i falimentuar!
25 July 2026, 16:44
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit
25 July 2026, 16:28
Lee Kang-in largohet nga PSG, zyrtarizohet transferimi te Atletico Madrid
25 July 2026, 16:12
Video/ Momenti kur Rozalinda Plaku lirohet nga Refit Buzi, polici e merr në krah
25 July 2026, 15:40
Kafeja mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë nga dhjamosja
25 July 2026, 14:58
AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë
25 July 2026, 14:24
Eklipsi diellor i 12 gushtit, spektakli i rrallë që do të magjepsë Europën
25 July 2026, 13:51
Besëlidhja e Babos dhe dëbimi i Braçes
25 July 2026, 13:26
A ke besë? Po institucione?
25 July 2026, 12:56
Berisha: Rama injoroi kërkesat e protestuesve
25 July 2026, 12:30
Plagosi me thikë kushëririn, arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë/ Emri
25 July 2026, 11:18
Mashtronte klientët me servis automjetesh në Astir, arrestohet 37-vjeçari
25 July 2026, 10:36
Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda
25 July 2026, 10:00
Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike
25 July 2026, 09:16
2.2 mln dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump
25 July 2026, 09:05
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
25 July 2026, 08:43
E shtuna me kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat
25 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
25 July 2026, 08:04
Pas deklaratave të Ramës, GoFundMe për familjen Bulku arrin 150 mijë dollarë
24 July 2026, 20:58
Një sprint i fundit për investitorët para kufizimeve të BE-së?
24 July 2026, 20:37
10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin
24 July 2026, 20:17
Jo vetëm fytyra dhe trupi, ja zona që harrojmë të mbrojmë nga dielli
24 July 2026, 20:01
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit
24 July 2026, 19:42
Kuvendi mblidhet të hënën në seancë plenare
24 July 2026, 18:51
Revolta vazhdon, qytetarët mblidhen për të 55-ën ditë në sheshin 'Skënderbej'
24 July 2026, 18:10
9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit
24 July 2026, 17:30
Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi rëndë ish-vjehrrën, vetëv*itet Refit Buzi
24 July 2026, 16:52
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
24 July 2026, 16:21
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Pogradec, ngordhin 10 krerë
24 July 2026, 16:15