Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lubonja: Prokurori e kastruar, Tahiri duhej dënuar si ministër, jo si person
Analisti Fatos Lubonja tha në studion e ‘Real Story’ se Prokuroria ka bërë një gabim, pasi duhej që ta hetonte atë si ministër, jo si person. Sipas tij, çështja Tahiri është si një puzzle, por Prokuroria nuk ka kërkuar fare për ta ndërtuar siç është figura.
“Hetimi që duhet të bënte prokuroria sipas mendimit tim është hetimi mbi Saimir Tahirin ministër dhe mbi veprimet dhe mos veprimet e Saimir Tahirit lidhur me këtë rast konkret por edhe në përgjithësi. Çështjen Tahiri e shoh si një puzzle, por e vërteta qëndron tek e tëra jo tek pjesa.
Në këtë puzzle e madh prokuroria nuk ka kërkuar fare për ta ndërtuar siç është figura. Nga ato që kemi dëgjuar për Saimir Tahirin, gjëja më skandaloze për mua ka qenë trajtimi i Zaganit.Zagani ishte njeriu që po hetonte mbi këta njerëz dhe e detyruan të ikë e kërcënuan dhe unë nuk di që prokuroria ta ketë marrë qoftë dhe në pyetje për këtë. Pra unë mendoj që hall të dënohet, hall të mos dënohet. Është shumë komplekse. Ju përmendët disa herë amerikanët, nuk mundet të dënosh pa prova. Ose duhet t’i kërkojnë prokurorisë pse nuk ke hetuar dhe pse nuk ke shkuar gjer në fund dhe këtu, përse nuk kanë shkuar deri në fund prokuroria është çështja e madhe, që lidhet me politikën.
Ai është pjesë e një organizate. Edhe vetë po hedh disa mesazhe. Gjithë shoë që bënë këta që po luftojmë kanabizimin u demaskua që Shqipëria ka një kanabizim. Ka shumë prova që Saimir Tahirin e vënë në përgjegjësi politike por ndoshta dhe ligjore për veprime dhe mos veprime. Nuk ma merr mendja të jetë ky organizator i këtij grupi. Ore ky njeri që erdhi, pse erdhi, si erdhi? Ky vjen me një makinë super luksoze, vjen me një jaht…A ka hetuar kush, a di kush ky njeri si i bëri se këto jahtet nuk i bëjmë dot aq kollaj ta hajë dreqi. Ky vjen dhe na bëhet eksponent i madh dhe këto janë gjëra futen tek puzzle për ta ndërtuar dhe për të thënë që në këtë rast kemi thjesht një prokurori të kastruar”, tha Lubonja.