Flash News

KRYESORE

Lubonja: Transferimi i dosjes 184 në Dibër u bë për ta mbyllur

Lubonja: Transferimi i dosjes 184 në Dibër u bë për ta

Fatos Lubonja e shikon si mjaft shqetësues faktin që Dosja 184 u transferua në Dibër. Analisti mendon se ky veprim tregon se prokuroria është e kapur dhe se dosja u dërgua atje për t’u mbyllur. Dosja përmban përgjime për blerjen e votave në vitin 2016, ku janë përfshirë disa deputetë socialistë dhe ish-ministri Damian Gjiknuri, si i deleguari i PS-së atje.

“Është pa koment fare, është e qartë. Një prokurori krejtësisht e kapur, instrumenti shtetit, e çon në Dibër që të mbyllet çështja. Këtu lind një problem shumë i rëndësishëm lidhur me Reformën në Drejtësi, që kush ka guxim atje në Dibër ta hapë këtë dosje. A mund të kenë guxim ata kur shohin këta banditë rreth e rrotull?

Prokuroria duhet të vepronte sot ndaj atyre që i shkatërruan pronën, Prokuroria duhet të vepronte ndaj Valdrin Pjetrit ku i ka pronat. Pse nuk ndërtojmë të gjithë hotele ne, ku i gjejnë këta paratë për të ndërtuar hotel me 5 yje. Ky e ka pronën aty, e vë kryetar bashkie të Shkodrës. E ka hotelin aty. Ky është skandal, turp. Është një situatë që e dinë të gjithë.”, tha Lubonja në News 24.

Të fundit