Flash News

KRYESORE

Lufta Armeni-Azerbajxhan, Rama: Vendosni armëpushimin, të nisin negociatat sa më shpejt

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE-së, ka reaguar pas përplasjeve ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të OSBE-së, Rama u bën thirrje palëve të vendosin një armëpushim përpara se numri i jetëve të humbura të rritet më tepër.

“Unë i nxis të gjithë të përfshirët të vendosim menjëherë armëpushim para se numri i njerëzve i këtij konflikti të rritet më tej,” deklaron Rama.

Gjithashtu kreu i qeverisë shqiptare vë në dukje se Bashkëkryetarët e Grupit Minsk të OSBE-së dhe Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të Përgjithshëm, Ambasadori Andrzej Kasprzyk, kanë qenë në kontakt të ngushtë me palët. Ai shton se negociatat mes dy vendeve duhet të nisin sa më shpejt të jetë e mundur.

“Rama mbështet plotësisht përpjekjet e tyre për të stabilizuar situatën në terren dhe përsëriti se nuk ka asnjë alternativë për një zgjidhje paqësore të negociuar të konfliktit. Ai nënvizoi mbështetjen e tij për përpjekjet e bashkë-kryetarëve për të rifilluar negociatat thelbësore pa parakushte, sa më shpejt të jetë e mundur.

Kryesuesi i Përgjithshëm gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në këtë raund të fundit të dhunës”, thuhet në njoftim.

Të fundit