Flash News

KRYESORE

Lule dhe qirinj, të rinjtë e FRPD-së “homazhe” për Qeverinë e Ramës

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë vendosur lule dhe qirinj përpara Parlamentit për kryer homazhe, siç u shprehën ata, për Qeverinë e vdekur të kryeministrit Edi Rama. Përveç qirinjve dhe luleve, të rinjtë demokratë mbajnë në krah edhe një shirit të bardhë, si simbol të paqes.

Protesta ka nisur tashmë dhe përpara Parlamentit pritet të mbërrijë Lulzim Basha, kreu i PD-së, Monika Kryemadhi, kryetari e LSI-së, dhe deputetët e opozitës, të cilët do të djegin zyrtarisht mandatet në orët në vijim.

Të fundit