Flash News

KRYESORE

Manja tregon se si do veprohet me anëtaret e Kushtetueses nëse nuk i thërret Meta për t’u betuar

Manja tregon se si do veprohet me anëtaret e Kushtetueses nëse nuk i

Votimi në Kuvend i dy anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese rrezikon që të sjellë një tjetër përplasje në institucionet shqiptare. Presidenti Ilir Meta, e po ashtu edhe opozita e konsideron votimin si jokushtetues. Pas votimit, anëtarët Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji duhet që të shkojnë në Presidencë dhe të betohen te kreu i shtetit Ilir Meta, e të nisin detyrën.

Por në të tillë situatë, nuk është befasi që Meta të mos t’i thërrasë ato për të bërë betimin, e për t’i dekretuar. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se nëse anëtarët e votuara nga parlamenti nuk thirren nga Meta për të bërë betimin, atëherë ato duhet të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe të marrin detyrën.

“Presidenti nuk e ka dekretuar z. Vorpsi. Z. Vorpsi konsiderohet e emëruara e parë e Gjykatës Kushtetuese. Z. Vorpsi konsiderohet e emëruar për efekt të Kushtetutës dhe të ligjit. Jemi të detyruar të zbatojmë Kushtetutën. Po të shkojmë në absurditet, na duhet të pranojmë edhe atë letrën. Sjellja e Presidentit nuk është kushtetuese.

Presidenti nuk është jurist, por ka marrë përsipër të pezullojë procesin përmes një letre. Betimi është një moment i rëndësishëm, sepse lidhet me shprehjen e besnikërisë që një anëtarë ka ndaj Kushtetutës, por ama për mua është një moment ceremonial dhe jo konstituimi. Që do të thotë betimi nuk është element konstituiv që lidhet me fillimin e mandatit kushtetues.

Çështja e betimit është njësoj si, t’i vendos të martohesh, do shkosh te kryetari i bashkisë për celebrimin, por ai nuk ua bën. Do ndahet çifti tani?”, tha ai në emisionin “Real Story” në News 24. .

Të fundit