Flash News

KRYESORE

Marrëveshja/ Analisti: Opozita i ka humbur të gjitha, e pamoralshme ulja në tryezë me Gjiknurin

Marrëveshja/ Analisti: Opozita i ka humbur të gjitha, e pamoralshme

Politologu i njohur, Afrim Krasniqi ka komentuar marrëveshjen e një dite më parë mes mazhorancës, opozitës jashtë Parlamentit dhe asaj në Kuvend, për reformën zgjedhore.

I ftuar në A2, Krasniqi tha se opozita, prej një viti jashtë sistemit, po kërkon një mekanizëm për t’u rikthyer, pasi nuk ka asgjë për të humbur.

“Opozita nuk ka asgjë për të humbur, pasi praktikisht i ka humbur të gjitha. Duke qenë jashtë sistemi, po kërkon një mekanizëm për t’u rikthyer në sistem. Unë jam i bindur se ata që konsiderohen anëtarë mbështetës të opozitës, me siguri do të kenë mbetur të zhgënjyer nga kjo marrëveshje. Megjithatë, nuk ka një mekanizëm tjetër për t’u rikthyer. Me këtë tryezë ka fituar më shumë mazhoranca, e cila vazhdon të qeverisë”, tha analisti, i cili e cilëson të pamoralshme uljen e opozitës në tryezë me Gjiknurin, për të cilin më parë kërkonin me kusht largimin e tij.

“Është interesant fakti që të gjithë janë të gatshëm t’i japin amnisti njëri-tjetrit. Fakti që dje i dhanë amnisti Gjiknurit, është një lajm i keq për shqiptarët. Nëse palët pranojnë t’i japin amnisti njëri-tjetrit në mënyrë kaq të pamoralshme dhe të na e shesin këtë si vlerë, imagjino se çfarë do të bëjnë kur nuk ka kamera dhe ku nuk ka vëzhgues tjetër”, thotë Krasniqi.

Të fundit