Flash News

KRYESORE

Mbillte kanabis, arrestohet 30 vjeçari nga Librazhdi, ndiqet penalisht kryeplaku i fshatit dhe dy inspektorë pyjesh

Mbillte kanabis, arrestohet 30 vjeçari nga Librazhdi, ndiqet penalisht

Një 30-vjeçar është arrestuar në  Librazhd pasi akuzohet se kishte mbjellë lëndë narkotike.

Policia bën të ditur se është arrestuar L.T., 30 vjeç pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin N.N, D.V., dhe N.A., Inspektorë pyjor pranë Drejtorisë Shërbimit Pyjor Prrenjas, D.B., kryeplakun e fshatit Sopot, kanë kultivuar bimë narkotike.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit Elbasan, kanë ushtruar kontroll dhe në përroin e Gostimës, pranë fshatit Sopot të Prrenjasit, dhe gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi fidanë kanabis të kultivuar në tokë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit: L.T., 30 vjeç, banues në Prrenjas.

Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: N.Nj., pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin L.T., kanë kultivuar bimë narkotike, si dhe D.V., dhe N.A., Inspektorë pyjor pranë Drejtorisë Shërbimit Pyjor Prrenjas, D.B., kryeplaku i fshatit Sopot, për veprën penale , “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Të fundit