Flash News

KRYESORE

"Mbretëresha e Instagram" është dakord që të hiqen pëlqimet në këtë rrjet social

"Mbretëresha e Instagram" është dakord që të
Ka kohë që thuhet se Instagram do heqë pëlqimet duke qenë se kjo ka ndikuar në shëndetin mendor të shumë personave. Për këtë gjë duket se dakord janë dhe shumë personazhe të njohur. Një prej tyre është dhe një nga njerëzit më të klikuar me më shumë pëlqime e ndjekës në Instagram, Kim Kardashian. Në konferencën e organizuar nga "New York Times" Kim u shpreh se kjo do përmirësonte shëndetin mendor të njerëzve: “Mendoj se heqja e pëlqimeve do të jetë shumë e dobishme për disa njerëz. E di që skuadra e ‘Instagram’ ka biseduar me shumë njerëz për këtë gjë dhe po e merr seriozisht si problem dhe kjo më bën të lumtur.” Vetë Kardashian është shprehur se nuk ka vuajtur asnjëherë nga kjo gjë por është e sigurte se do ndihmojë njerëz të tjerë:  “Unë jam shumë e fortë nga ana mendore, por njoh njerëz që janë të fiksuar me komentet dhe kjo më duket jo e shëndetshme. Por unë duhet të shikoj përtej vetes, sepse shpesh mendoj po sikur fëmijët e mi të ishin si ndonjë nga miqtë e mi që nuk është aq i fortë mendërisht dhe të ndihet keq nga komentet? Kjo gjë do më prekte vërtetë.”
 
View this post on Instagram
 

My fave nude lipsticks @kkwbeauty

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Të fundit