Flash News

KRYESORE

Meço citon raportin e DASH dhe KE: Aty gjendet se kush ka frikë nga SPAK-u

Gazetarja Sonila Meço ka publikuar raportin e DASH-it dhe KE-së, në të cilin kritikohet qeveria për largimin e disa investitorëve të huaj, korrupsionin e lartë dhe për dhënien pa kriter të kontratave koncensionare.

Më këtë rast, Meço shton pyetjen retorike se kush e nuk e do reformën në Drejtësi dhe kush vonon ngritjen e institucioneve të reja, si: SPAK dhe BHK.

Qëndrimi i plotë:

Për të patur përgjigjen shteruese se kush nuk e do Reformën në Drejtësi dhe pse vonohet ngritja e institucioneve të reja të saj duhen lexuar me kujdes dy raporte:

1. Ai i Departamentit të Shtetit për ‘Klimën e Investimeve 2019’ në Shqipëri:

“Shqipëria tani perceptohet si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor. Disa investitorë amerikanë u larguan nga Shqipëria vitet e fundit, pas mosmarrëveshjeve të diskutueshme tregtare, duke përfshirë plot raste që përfunduan në arbitrazhin ndërkombëtar.”

2. Ai i Komisionit Europian për vlerësimin e programit të pestë të reformave ekonomike që mbulon vitet 2019-2021:

“Komisioni Europian kritikoi qeverinë për dhënien pa kontroll të kontratave të Partneritetit Publik-Privat, të cilat tashmë kanë arritur në nivelin më të lartë historik për Shqipërinë”

Të fundit