Flash News

KRYESORE

Media britanike vlerëson Kosovën para ndeshjes me Anglinë: Rasti më emocionues në historinë e kombëtareve të kontinentit europian

Media britanike vlerëson Kosovën para ndeshjes me Anglinë: Rasti

Ndërkohë që kombëtarja shqiptare po kalon një moment të vështirë pas humbjes kundër Francës me rezultatin 4-1, dhe një paraqitje jo dinjitoze në fazën kualifikuese për në Kampionatin Europian, një tjetër skuadër shqipfolëse po bën një paraqitje shumë të mirë.

Pas një fitorje 2-1 ndaj Çekisë, Kombëtarja e Kosovës ka fituar zemrat jo vetëm të tifozerisë shqiptare, por edhe të mediave të huaja. E përditshmja britanike “The Guardian” i ka dedikuar skuadrës kosovare një artikull me titullin “Skuadra e ëndrrave e Kosovës është gati për të inspiruar një të ardhme më shpresdhënëse”.

Gazeta britanike flet me një vlerësim të thellë për skuadrën e Kosovës e cila ndeshjen e radhës e ka me Anglinë sot në orën 8.45.

“Kosova arrin në Southampton e pamposhtur në 15 ndeshje, menjëherë pas një fitorje drithëruese 2-1 ndaj Çekisë dhe me një synim të qartë për të arritur në Kampionatin Evropian që herën e parë të debutimit në një kompeticion të tillë”, shkruan ‘The Guardian’.

Ajo e cilëson Kosovën si rasti më emocionues në historinë e kombëtareve të kontinentit europian . “Rrëfenja se si një komb që shpalli pavarsinë në vitin 2008 dhe nuk ishte pjesë e FIFA-s deri në Maj të vitit 2016, ka qenë në gjendje të shprehet përmes një ekipi, mundësitë e të cilit aktualisht duken të pakufishme”.

Burimi: The Guardian

Të fundit