Flash News

KRYESORE

"Mendonin që ishte mbesa", Anaidi tregon se si u njoh me vajzën e tij vetëm në moshën 1-vjeçe

I ftuar në "Ftesë në 5", fituesi i 'Big Brother 6', Anaid Kaloti i cili prej një kohe të gjatë i mungon televizionit. Përveç projekteve të reja për të cilat foli, ai ka habitur të gjithë pasi tregoi që është baba i një 3-vjeçareje.

Një informacion qe vetë Anaidi e mori vesh kur vogëlushja ka qenë 1-vjeçe.

Anaidi tregoi disa detaje rreth kësaj ngjarjeje dhe pohoi se vajza ka ardhur në jetë mes dy personave që nuk duheshin me njëri-tjetrin.

“Klea ka ardhur në jetë, si një dhuratë midis dy njerëzve që nuk e donin dhe aq shumë njëri-tjetrin…unë dua të them se është vetëm Klea ajo që është në jetën time dhe çdo gjë rrotullohet rreth asaj…”

Ish-banori i “Big Brother” e ka pranuar për herë të parë publikisht këtë gjë, duke qenë se është aluduar se ajo është mbesa e tij.

Të fundit