Flash News

KRYESORE

"Mësova anën e errët", - nga vuajtjet në luks, rrëfet mesfushori i Realit

"Mësova anën e errët", - nga vuajtjet në luks,

Të luash te Real Madridi është një ëndërr dhe jo çdo kush mund ta arrijë atë stad. Mesfushori i "Los Blancos", Casemiro, ka folur në lidhje me problemet që ka hasur në fillim kur ishte pjesë e ekipit b, megjithatë ai tregon se e ka shijuar si kohë.

"Njerëzit më pyesin se si është të luash me Castillen dhe më pas të kalosh në ekipin e parë. Unë u them gjithmonë se është një ëndërr për të gjithë. Atje ka lojtarë që kanë firmosur për 6 milion, 80 milionë, 50 apo 45... Është një ëndërr për të gjithë që të shkojnë në Madrid si yje.

"Nuk e kisha aspak problem që do të luaja në ekipin e dytë, pasi i dija vlerat e Real Madridit si klub. Ishte një nder dhe kënaqësi e madhe për mua. E kam shijuar atë kohë, madje kam mësuar shumë prej asaj periudhe".

Të fundit