Flash News

KRYESORE

Meta: Jap dorëheqjen nëse Venecia më bind që kam shkelur Kushtetutën

Meta: Jap dorëheqjen nëse Venecia më bind që kam shkelur

Presidenti Ilir Meta e ka përsëritur deklaratën e tij për të dhënë dorëheqje nëse e bindin se ka shkelur Kushtetitën. I ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, Meta i ka sfiduar të gjithë ata që mendojnë se ai ka bërë ndonjë shkelje me anullimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

I pyetur nga gazetarja Eni Vasili nëse do ta mbante fjalën për të dhënë dorëhqjen nëse Komisioni i Venecias e bind që ka shkelur Kushtetutën, Meta ju përgjigj: “Po, nëse më bind, por le të më bindë”.

Më tej Meta shtoi se edhe në Komisionin Parlamentar ka shkuar për të treguar se nuk ka bërë asnjë shkelje.

“Edhe kur shkova te Komisioni Parlamentar që është ngritur dhe që merret me këtë çështjen e hetimit, shkova për të treguar respekt ndaj qytetarëve shqiptarë dhe njëkohësisht për të treguar që Presidenti është i hapur që të shkojë dhe të ballafaqohet në mënyrën më transparente dhe konstruktive pikërisht për të treguar që Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje. Çdo gjë tjetër është propagandë”, tha Meta.

Të fundit