Flash News

KRYESORE

Meta në Njësisë 2 në Tiranë: Do të përfaqësohemi me sa më shumë gra dhe vajza

Meta në Njësisë 2 në Tiranë: Do të

Kreu i LSI Ilir Meta ka takuar sot të rinjtë dhe gratë e Njësisë 2 në Tiranë vetëm një ditë pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

Meta tha se dialogu është themeli për një të nesërme më të mirë dhe se LSI do të bëjë maksimumin që në të ardhmen të përfaqësohet me sa më shumë gra dhe vajza.

“LSI kujdeset për njerëzit. LSI mban fjalën” tha Metagjatë takimit me gratë dhe vajzat e Njësisë 2.

“Dialogu është themeli për një të nesërme më të mirë. LSI kujdeset për vendin. LSI kujdeset për njerëzit. LSI mban fjalën. LSI është një shans për të gjithë. Ne do të bëjmë maksimumin në të ardhmen për t’u përfaqësuar me sa më shumë gra dhe vajza.

Në qoftë se për një fëmijë garantohet një e ardhme më e mirë, kjo është për të gjithë familjen, kjo është për të gjithë shoqërinë. Është detyra jonë që të tregojmë, që familjet shqiptare, që nënat shqiptare që gratë shqiptare duan paqe sociale në vend sepse në radhë të parë duan paqe sociale në familjen e tyre, duan një të ardhme të qetë dhe të sigurt për fëmijët e tyre.

Natyrisht që kjo kërkon edhe një përkrahje më të madhe për të investuar në formimin profesional dhe njëkohësisht për të përshtatur aftësitë dhe kapacitetet e tyre me vendet e reja të punës që duhet të jenë më të mirëpaguara dhe kjo natyrisht që kërkon një politikë më konkrete dhe më aktive”, tha  Meta

Të fundit