Flash News

KRYESORE

Metoda japoneze për t`u dobësuar, teknika efikase

Metodat japoneze të dobësimit janë të çuditshme por mjaft efektive dhe të thjeshta. Nëse keni provuar të mbani dieta, të pini ilaçe për t’u dobësuar dhe një sërë mënyrash të tjera pa rezultat, provoni një herë këtë metodë. Dr Fukucudzi  beson se e ka gjetur çelësin e dobësimit pa dieta dhe pa aktivitet të sforcuar.

Çfarë ju duhet:

– Një leckë e madhe (ose peshqir)

– Një rrip i mirë

– Sipërfaqe e sheshtë

– 5 minuta në ditë

Çfarë duhet të bëni:

Rrotulloni peshqirin në parametrat 40 cm – i gjatë, 7-10 cm- i trashë. Përdorni një rrip në mënyrë që ta fiksoni peshqirin dhe të mos prishet.

Shtrihuni në një sipërfaqe të sheshtë, dysheme ose krevat.

Vendosni një peshqir nën kurriz, poshtë pjesës së kërthizës.

Mbani këmbët në gjerësi sa supet, gjerësia në mes të këmbëve duhet të jetë 20-25 cm. (shikoni foton)

Shënim: duhet të jeni të kujdesshëm me këtë ushtrim, sepse kockat dhe nyjet tuaja mund të shtrembërohen pak dhe mund të shkaktojnë dhimbje. Nëse doni të arrini rezultatet e duhura, duhet të forconi muskujt e barkut që të hiqni dhjamin e depozituar atje. Duhet të rrini minimalisht 5 minuta në këtë pozicion.

Këshillë: Ju lutem, jo të gjitha teknikat që përkthejmë janë të përshtatshme për të gjitha llojet e trupave. Konsultohuni më parë me ndonjë mjek.

 

 

Të fundit