Flash News

KRYESORE

Milo për Shengenin ballkanik: Ekonomia shqiptare mund të vendoset nën presionin e Serbisë

Milo për Shengenin ballkanik: Ekonomia shqiptare mund të vendoset

Ish ministri i Jashtëm Paskal Milo e shikon me dyshim marrëveshjen për formimin e një Shengeni ballkanik. Ai shprehet se diçka e tillë është bërë edhe në vendet skandinave dhe se po bëhet për t’i përgatitur vendet që të hapin negociatat.

“Në kushtet ku ndodhet Ballkani Perëndimor, sidomos Shqipëria është një hap që në mos duhet parë me dyshim, duhet parë me kujdes. Shqipëria është vendi më i prapambetur, përkundrejt një Serbie që në çdo pikëpmaje është më e fortë se ne.

Ka rrezik që tregu shqiptar të shërbej si një treg ku do shiten mallrat serbe, ku mallrat shqiptarë për shkak të konkurrencës mund të mos kenë vend, ndërkohë që mallrat serbë do kenë më tepër mundësi për të dominuar tregun shqiptar, se ekonomia serbe ka dominuar mbi atë shqiptare. Unë e shoh me dyshim. Nuk jam i sigurt se ky hap do të jetë i dobishëm për Shqipërinë. Ne nuk kishim nevojë për këtë marrëveshje, pasi lëvizim të lirë, jemi pjesë e Shengenit. ", tha kreu i partisë Social Demokrate në Ora News.

Ai shtoi se nuk mendon se Shqipëria do të vendoset nën influencën serbe, pasi është vend i pavarur dhe anëtar i NATO-s.

Të fundit