Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Mishi i bllokuar në Durrës, ish-ministri-AKU-së: Zgjidh me mend në kokë, ke të bësh me një luftë tregtare SHBA-Kinë
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar pas publikimit të informacionit se në portin e Durrësit janë bllokuar nga AKU 387 ton me mish nga Brazili dhe Kanadaja.
Sipas AKU, ngarkesat me mish derri, viçi dhe pule u bllokuan për shkak se u konsideruan të pasigurta për konsum njerëzor.
Panariti shkon më tej dhe thekson se tonelatat e bllokuara kishin përmbajtje të një lloj simulanti, që në thelb ka hapur një luftë tregtare mes SHBA dhe Kinës.
Ndaj ai ngre pyetjen, nëse do t’i bashkohet kërkesës së Amerikës për heqjen e këtij bllokimi?
Reagimi:
Vendosni!! Ose me Amerikën, ose me Kinën dhe BE-në ne mes. Zgjidhni e merrni! Por me mend ne koke! Autoriteti Kombetar i Ushqimit, bllokon tonelata mish importi nga Kanadaja per permbajtje te mundeshme te aditivit ractopamine. Uroj që AKU të kuptoj se çfarë ben dhe që ne veprimin e tij ky institucion të udhëhiqet strikt nga parimi i mbrojtjes se shendetit te konsumatorit... dhe jo nga populizmi apo interesa të tjera. Uroj që të ketë konsultuar bordin shkencor të saj per kete veprim nese ky bord ekziston!!... Shpresoj që AKU, të jetë ne dijeni se ractopamina ne mish eshte në qendër të luftes tregtare midis Amerikes dhe Kines. Kete vit administrata e Presidentit Trump, i ka kerkuar Kinës ti heqë ndalesat e ractopamines ne mish. FDA e Amerikes e ka kete substance të miratuar per perdorim ne ferma dhe studimet në institutet e saj shkencore, tregojnë se ajo nuk e rrezikon konsumatorin... Ndersa Kina, insiston në mbajtjen e ndaleses per ractopaminen , per te penguar eksportet Amerikane..... Pra lufte e mirefillte tregtare, ne emer të konsumatorit...?! Pyetja që shtrohet është se ku qëndron Shqiperia në këtë mes e perfaqesuar nga AKU dhe a do ti bashkohet ajo kerkeses amerikane per heqjen e ketij bllokimi? Kjo nuk eshte punë polici dhe trau dogane, por eshte punë shkence dhe shkencetaresh dhe politikanesh por keta të renditur në fund..