Flash News

KRYESORE

"Misioni ynë, të përfaqësojmë shumicën jo dëshirat e 2 apo 3 kryetarëve", Hajdari i tregon Ramës 'vijën e kuqe'

"Misioni ynë, të përfaqësojmë shumicën jo

Deputetja e Kuvendit, Rudina Hajdari, ka paralajmëruar sërish kryeministrin Edi Rama- pas takimit të djeshëm- se hapja e listave është një kusht i panegociueshëm për opozitën parlamentare.

“Misioni ynë është që në parlament të përfaqësojmë këtë shumicë dërrmuese shqiptarësh e jo dëshirat e 2 apo 3 kryetarëve që kanë frikë nga populli”, shkruan Hajdari, ndërsa reagimi i saj vjen pas deklaratës së kryeministrit për uljen në një tryezë bisedimesh për arritjen e një marrëveshje tre palëshe, duke përfshirë edhe kushtet e opozitës jashtëparlamentare.

“Dje i bëmë të qartë Edi Ramës se hapja e listave është një kusht i panegociueshëm për miratimin e reformës zgjedhore dhe marrëveshjes Rama-Basha.

Sot, mbi 75% e shqiptarëve e mbështesin dhe duan hapjen e listave si një mjet për të patur më shumë fuqi mbi vendimarrjen në Parlament.

Misioni ynë është që në parlament të përfaqësojmë këtë shumicë dërrmuese shqiptarësh e jo dëshirat e 2 apo 3 kryetarëve që kanë frikë nga populli”, shkruan Hajdari.

Të fundit