Flash News

KRYESORE

'Mjaft me “Rule of Embassy”/ DASH reagon pas deklaratave të Metës për ambasadën amerikane

'Mjaft me “Rule of Embassy”/ DASH reagon pas deklaratave

Departamenti i Shtetit ka reaguar pas përplasjes së Presidentit Meta me ambasadën amerikane, lidhur me sugjerimin që kjo e fundit bëri për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese, për t’ja kaluar çështjen Komisionit të Venecias.

Përmes zëdhënësit Tedi Blushi, Meta i etiketoi përfaqësuesit ndërkombëtarë si “garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit”, kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED.

Duke iu përgjigjur interesimit të Zërit të Amerikës për komentet e djeshme të Presidentit Meta, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkura nuk ka ndryshuar”, thotë zëdhënësi, duke shtuar se “vazhdimi i përparimit me reformat është jetik për stabilitetin dhe begatinë e Shqipërisë, si dhe për çuarjen përpara të synimit tonë të përbashkët, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Shtetet e Bashkuara, shton më tej zëdhënësi, “do të vazhdojnë të mbështetin Shqipërinë si një vend mik, partner dhe aleat, teksa vendi kryen reforma jetike”.

“Ngërçi për Kushtetuesen, në Venecia”, presidenca i përgjigjet ambasadës: Mjaft me “Rule of Embassy”, koha për “Rule of Law”

Të fundit