Flash News

KRYESORE

Morën peng 23-vjeçarin dhe i kërkuan 250 mijë euro, arrestohen në flagrancë dy persona nga Tirana

Morën peng 23-vjeçarin dhe i kërkuan 250 mijë euro,

Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar pasi akuzohen te kanë marrë peng dhe i kanë kërkuar nën kërcënimin e armës një person nga Maqedonia.

Në sajë të operacioni “Lake”, A. Xh., 41 vjeç, dhe S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë u arrestuan në flagrancë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng maqedonasin D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.

Dy autorët akuzohen për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”,edhe S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të fundit