
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
“Mos ia merr për keq Edit”, gazetarja kujton takimin e fundit me Aneta Ramën: S’e tregonte kurrë lëndimin, ç’më kërkoi kur erdhi në TCH

Gazetarja Rudina Xhunga rrëfen takimet me nënën e kryeministrit, Aneta Rama, e cila sot në moshën 81-vjeçare ndërroi jetë.
Xhunga kujton për dritare.net se Anetën e ka takuar në makinën e Edi Ramës, atëherë ministër Kulture.
Po ashtu, rrëfen bisedat e saj për Vlorën apo kur një ditë e pa në ambientet e Top Channel për të kërkuar një material nga arkivat, pasi donte të padiste Sali Berishën për fyerje.
Shkrimi i plotë:
Unë e kam takuar vonë teta Netën, në makinën e Edi Ramës, atëherë ministër Kulture. Zbriti në Kombinat, te varrezat. Pyetjes si do të kthehej në Tiranë, të të birit, që do të vazhdonte rrugën për në Vlorë, iu përgjigj: “E gjej vetë.” Rama, sapo ishte emëruar ministër Kulture dhe daljen e parë si i tillë, e bëri në qytetin ku kaloi fëmijërinë.
Aty afër shtëpisë së kohës kur mësoi notin në Vlorë, hipi në timonin e një autobusi të djegur dhe i premtoi qytetit që e donte siç do njeriu fëmijërinë e vet dhe e mbante në mendje si oborri me lule i shtëpisë së Anetës, në Vlorë.
Kohë më pas kur flisje me teta Netën për Vlorën, e kuptoje kollaj, pse Edi e donte qytetin. Ajo mbante mend çdo detaj, edhe vargjet e këngës së 45 kushtuar një fëmije që vdiq aksidentalisht, ndërsa ktheheshin nga koncertet e pasluftës. Kur ma tregoi dhe i thashë që ai ishte xhaxhai që nuk njoha kurrë, ajo u bë përgjithmonë e shtëpisë, për mua.
E takoja, pavarësisht humorit të Ramës, që nuk qe kurrë dy herë njësoj. “Mos ia merr për keq, kështu është ai. Ja sa iku sot, më pa me këtë fundin me lule; “Ç’e ke këtë?”, tha e nisi të tallej.
Po unë e njoh e nuk ia marr për keq. Sa më shumë do, aq më pak e tregon. "
Teta Neta vetëm krenohej me të birin. Nuk e tregonte kurrë lëndimin, kur ia sulmonin djalin dhe prej djalit, atë vetë, kurrë. Erdhi një ditë, te Top Channel ku punoja, për të kërkuar një material arkive. Donte të padiste Berishën që e kishte fyer publikisht. Me këto gjëra mund të merrej fare mirë, zyra e shtypit e Ramës, po ajo i bënte vetë. “Boll punë ka Edi. Unë këtë e bëj për vete, për Kristaqin. Do e hedh në gjyq.”
Dhe u ul në tavolinën e fundit të kafes së Topit, e më tregoi për ndjenjën që i kishte shkaktuar fjala e Berishës, që ajo e njihte mirë. Ishte e dërmuar. Unë rrija e dëgjoja. Kur gjyqi u mbyll dhe ajo e humbi, m'u rikthye në kujtesë portreti i asaj dite, i Aneta Ramës, që me gjithë lëndimin, nuk ia linte barrën, as shkarkonte mërzinë të birit. “E gjej vete.”, -thoshte, ajo grua Vlore, që e pata shumë xhan njëherë e përgjithmonë, pas asaj dite kur e pashë të trishtuar, por të padorëzuar, me atë zërin karakteristik e portretin krenar, të pangatërrueshëm.
Ajo nuk merrte kurrë në telefon të thoshte diçka për të birin dhe punën e tij. Nuk besoj ta ketë bërë me askënd. Nuk ankohej, nuk kërkonte, nuk priste, nuk ndërhynte.
Një ditë i shkova në shtëpi kur ishte sëmurë. Më tregoi atë ditë për herën e parë të Edit në Greqi. “Sapo u hapën kufijtë dhe Edi shkoi te njerëzit e mi në Greqi. Po kur u kthye qe gjithë inat. “Po çfarë kanë ata më shumë se ne, që të jetojnë kaq mirë.”, më thoshte. Çfarë kanë grekët më shumë se shqiptarët?!" Nuk e pranonte dhe qe vërtet i tronditur, në vend të kënaqej, siç doja unë që ia këshillova të shkonte.”
Pastaj më tregoi fotot e të birit të vogël, që nuk ndryshoi kurrë. “Nuk u bë dot gojëmbël, por mbeti njeriu që atë që e mendon, ta thotë, pastaj e bën.”, më tha Aneta Rama në atë takim të fundit të gjatë me të. "Do të rrish për drekë, kam peshk nga Vlora.” -, tha në fund, po atë çast mori Zaho në telefon dhe unë ika, ndërsa e kam në sy, si atë ditë, ulur në divanin, e rrethuar nga fotot e fëmijëve të vegjël dhe dashurisë së saj të madhe, Kristaqit. Dikur më tregoi se nuk i pëlqente më të festonte ditëlindjen, që i përkonte me ditën e martesës, qyshkur iku i shoqi. Në ditën e lindjes së tij, edhe ajo vendosi ta shoqërojë përgjithmonë. Kur lexova lajmin, m'u kujtua dita kur e pashë të zbriste nga makina e të birit ministër, me një tufë lule për në varreza dhe zërin e saj: “E gjej vetë si kthehem.”
Nënat janë dashuria më e madhe që ka njeriu. Kur ato nuk kthehen më, është e vështirë. Për fat nënat nuk ikin kurrë. Janë diku, gjithmonë duke të vështruar nga lart dhe miratuar me kokë, çfarë ti bën dhe nuk bën. Ç'fat të kesh nënë të mençur.
Kam dashur gjithmonë ta intervistoj Aneta Ramën, po sikleti i zërave që na kompleksojnë: “Ja kjo, do e intervistojë se është nëna e Ramës.” Ah sa gjynah, që nuk e bëra.
U ula dhe shkrova dy fjalë për të, siç bëjmë, vetëm kur njerëzit ikin, se nuk dimë sa njerëzore është t'ua themi sa janë gjallë. Teta Neta, lamtumirë!
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29