Flash News

KRYESORE

Moskë/ Delegacionet turke dhe ruse nisin bisedimet për armëpushim të përhershëm në Libi

Moskë/ Delegacionet turke dhe ruse nisin bisedimet për armëpushim

Rusia dhe Turqia po angazhohen maksimalisht që në Libi të mund të arrihet një armëpushim i përhershëm. Ditën e sotme u takuan delegacionet ruse dhe turke. Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar u takuan në kryeqytetin rus me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoygu, lidhur me çështjen libiane. Synimi i palëve është sigurimi i paqes dhe i stabilitetit në Libi.

Në Moskë pritet që të zhvillohet edhe një takim mes kreut të qeverisë së pajtimit kombëtar (GNA) të Libisë, Fayez al-Sarraj i cili është përfaqësuesi legjitim i palës libiane si dhe puçistit ushtarak libian, Khalifa Haftar.

Pala ruse dhe turke do të përpiqen që të mundësojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje për armëpushim. Në takimin e zhvilluar më 8 janar, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe ai i Rusisë Vladimir Putin, u bënë thirrje për armëpushim të gjitha palëve në Libi. Prej 12 janarit, ka hyrë në fuqi armëpushimi.

Të fundit