Flash News

KRYESORE

Mourinho nuk ndryshon, nis ankesat pas barazimit pa gola: Vendime të tmerrshme

Mourinho nuk ndryshon, nis ankesat pas barazimit pa gola: Vendime të

Pas ndeshjes Watford-Tottenham, e mbyllur 0-0, Jose Mourinho nuk mund të mos ankohej. Ai u kap sidomos me arbitrin Michael Oliver.

“Ekipi im luajti shumë mirë. Përveç katërshes së mbrojtjes, kishim në fushë një skuadër shumë sulmuese. Në pjesën e parë, e dominuam takimin, si dhe në shumicën e pjesës së dytë. Jam i lumtur me mënyrën si skuadra luajti. Panalltia? Neve nuk na u dha një penallti në nisje të lojës. Të gjithë e dinë se ishte 11-metërsh. Madje, kishte dhe dy raste kur ata duhet të merrnin karton të kuq. Dy herë të verdhë, një herë i kuq. Disa vendime të tmerrshme", deklaroi portugezi pas takimit.

"Rezultati nuk ishte i drejtë. Barazim, jo më të humbnim. E pëlqej VAR-in, vetëm këtë, pasi është gjithmonë e saktë. Pjesa tjetër mbetet për t’u përmirësuar", shtoi Mou.

Të fundit