Flash News

KRYESORE

Mungojnë, por shënojnë emrin për të marrë shpërblimet. ISP publikon listën e deputetëve ‘tahmaqarë’

Instituti i Studimeve Politike, në një vëzhgim të aktivitetit parlamentar në periudhën janar-korrik, ka gjurmuar edhe mungesat e deputetëve në punimet e Komisioneve. Kështu, sipas raportit të publikuar të enjten, një numër jo i vogël deputetësh, nga të gjitha palët, edhe pse e ka shënuar emrin si pjesëmarrës në punime, ka munguar. Kjo bëhet për dy arsye, vëren raporti i ISP: për të marrë dietat parlamentare, por edhe për të siguruar kuorumin e nevojshëm që lejon që votimet e një Komisioni të konsiderohen si të vlefshme.

Sipas raportit të ISP:

“Rregullorja e Kuvendit është e qartë në përcaktimet lidhur me pjesëmarrjen e deputetëve në Komisione, dokumentimin e pjesëmarrjes, procesverbalet dhe pagesat financiare që bëhen për shkak të pjesëmarrjes. Në praktikë, ashtu si edhe në të kaluarën, edhe gjatë këtij sesioni parlamentar u konstatuan raste të shumta të dokumentacionit fiktiv në lidhje me prezencën e deputetëve në mbledhjet e Komisioneve. Monitoruesit e ISP kanë evidentuar mbi 50 raste të fiktivitetit në pjesëmarrje, si dhe raste të shumta kur deputetët vijnë në komision 2-3 minuta për të shënuar emrin dhe më pas largohen. Fiktiviteti nuk është vetëm shkelje administrative dhe etike, por ka të bëjë edhe me pasoja në trajtimin financiar, si dhe shpesh edhe me legjitimitetin e vendimeve. Tradicionalisht, kur opozita bojkoton mbledhjet ndodh që mazhoranca ka probleme të sigurojë shumicën e nevojshme prezent për të legjitimuar mbledhjet dhe vendimmarrjet në to. Gjatë sesionit u konstatuan raste të shumta kur numri i pjesëmarrësve në mbledhje ishte +1, pra shumica e thjeshtë e anëtarëve të Komisionit, siguruar kjo përmes sjelljes së ndonjë deputeti zëvendësues nga jashtë apo nga praktika abuzive, ku i njëjti deputet regjistrohet njëherësh në më shumë se një komision, për të krijuar shumicën legjitime të mbledhjes. Më poshtë po ilustrojmë rastet më tipike, ato të Komisionit të Ligjeve, i cili duhej të ishte standardi më i lartë i zbatimit në ligjit dhe Rregullores në Kuvend. Grupi monitorues i ISP ka konstatuar se në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve:

Të fundit