Flash News

KRYESORE

Mustafaj: Edhe Rama përflitet se merr drogë, SPAK-u të hetojë edhe koncesionet

Mustafaj: Edhe Rama përflitet se merr drogë, SPAK-u të

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se vazhdon që të zgjedhë njerëz të inkriminuar sepse i shërbejnë atij. Ai iu referua videos së publikuar në media ku mendohet se shfaqet kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar drogë.

Ish ministri i Jashtëm shtoi se prokuroria e Posaçme (SPAK) nuk duhet të hetojë vetëm këtë rast, por edhe koncesionet korruptive të qeverisë.

“Nuk është çudi aspak. Përdorimi i drogës është një ves për të cilin është përfolur edhe kryeministri. Mua më intereson më shumë se çfarë zgjedh kryeministri për kryebashkiakë. Edhe njëherë tregohet se gjithçka është rrënuar moralisht. SPAK nisi të hetojë. Mirë bën, por ky SPAK nuk ka bërë hetime për koncesionet, kurse bën hetime për ngjarje të tilla. Është turp që mbyllet dosja e Unazës, pasi tenderi ishte korruptiv. Patjetër që nuk mund ta shpallim dot fajtor direkt, por nxitimi i SPAK më duket disi i pavend”, tha Mustafaj në News 24.

Ai shtoi se nuk sheh shenja që kjo maxhorancë të dërgojë vendin në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

“Pa reformën zgjedhore nuk do të ketë zgjedhje të përgjithshme. Opozita nuk ka ndonjë gjë në dorë, përpos se të dalë në rrugë. Gjykata Kushtetuese mund të shpallë zgjedhjet të pavlefshme”.

Të fundit