
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
Nano: Meta presidenti më i keq që kemi patur, por u zgjodh nga socialistët me një qëllim politik
Analisti Mustafa Nano ka patur në fokus të monologut të radhës një nga deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama për heqjen e kompetencave të presidentit, pas përplasjeve që ka patur vitet e fundit me Ilir Metën.
Sipas Nanos, Meta mund të cilësohet si presidenti më i keq që kemi patur ndonjëherë pasi e ka kthyer presidencën në një zyrë qendrore të opozitës.
Megjithatë, gazetari shton se ideja për ta ndryshuar kushtetutën sipas humorit të kryeministrit është më e keqe sesa çdo president i keq.
“Ideja që një kryeministër mund ta ndryshojë kushtetutën me po atë lehtësi që mund të heqë apo zëvendësojë një ministër, është shumë e rrezikshme. Ky është presidenti që socialistët kanë zgjedhur. E zgjodhën me një qëllim politik: të dobësonin LSI-në, një rival të tyrin”, thotë Nano ndër të tjera.
Monologu i plotë:
Presidenti e ka kthyer presidencën në një zyrë me funksione të qarta në lojën politike. E ka bërë një shtojcë të opozitës. Madje, që të jemi të saktë, duhet të themi se e ka shndërruar në një zyrë qëndrore të opozitës. Gjërat më të rëndësishme të kampit opozitar ndodhin në zyrën e tij. Kjo më bën të mendoj që Ilir Meta është presidenti më i keq që kemi patur ndonjëherë. E bën vaki të jetë më i keqi edhe ndër presidentët që do të kemi, pasi nuk mund të ndodhë të kemi një president më të keq. Më keq sesa kaq nuk mund të bëhet.
Por zyrtari më pak i përshtatshëm për të folur për këtë çështje është kryeministri Edi Rama. Ky i fundit e kritikon presidentin për shkelje të kushtetutës, por është vetë që demonstron herë pas herë se kushtetutën e ka bezdi, që atë e sheh si një opsion, që atë e sheh si një problem, e jo si zgjidhje, e që mendon se mund ta ndryshojë atë sa herë t’ia japë në kokë.
Para ca ditësh, në parlament, ai tha (po e përmbledh mendimin e tij): “Nuk mund të ndodhë më që presidenti të refuzojë të dekretojë ministra. Është koha që të ndërhyjmë”
“Të ndërhyjmë” do të thotë “të ndryshojmë kushtetutën”. Kështu lihet të kuptohet se ai që ka vullnet “të mirë apo të virgjër”, duhet të bëjë çmos t’i tregojë vendin presidentit “të lig e të poshtër”. Dhe mënyra më e mirë për t’i treguar vendin është ta heqë. Tentoi të bëjë këtë gjë. Por nuk mundi. Tani do që t’i heqë fuqinë. Në mënyrë që kryeministri herë tjetër të jetë i lirë që të emërojë një 18-vjeçar në postin e Ministrit të Jashtëm, apo si Kaligula, të bëjë senator kalin e vet. E me që kalë nuk ka, mund të bëjë senatorë gomerët e vet. Gomerë ka plot. Të gjithë e dimë që gomerë ka plot.
Dua të përsëris edhe njëherë: Ky president është i keq. Më i keqi që mund të bëhej. Por ideja për ta ndryshuar kushtetutën sa herë që një funksionar a dinjitar na duket i keq, është edhe më e keqe. Është edhe më e rrezikshme. Ideja për ta ndryshuar kushtetutën sipas humorit të kryeministrit është më e keqe sesa çdo president i keq. Ideja që një kryeministër mund ta ndryshojë kushtetutën me po atë lehtësi që mund të heqë apo zëvendësojë një ministër, është shumë e rrezikshme.
Kjo ide bëhet më e keqe e më e rrezikshme në rrethanën politike të këtyre ditëve, kur parlamenti është ky që është. Është legjitim, të kuptohemi, por nuk ka kredencialet e duhura në publik, nuk ka autoritet.
Dhe në rrethanën kur kemi këtë zbrazëti institucionale, ku nuk ka një gjykatë kushtetuese e gjykata të tjera.
Por edhe sikur kjo rrethanë të mungonte, kushtetuta prapëseprapë nuk mund të ndryshohej se i teket kryeministrit. Ndryshimi i kushtetutës është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të ndodhin në jetën politike e institucionale të një vendi, e prandaj është një gjë që ndodh rrallë, është gjëja e fundit që duhet të na shkojë në mendje. Dhe aq më pak duhet ta çojmë mendjen te ndryshimi i kushtetutës me synimin për t’i ulur fuqinë një presidenti të keq.
Me që ra fjala sërish, problemi në këtë vend nuk janë kompetencat e mëdha e të shumta të presidentit. Presidenti shqiptar, në fakt, nuk ka kompetenca. Është presidenti me më pak kompetenca që mund të imagjinohet. Dhe sado që t’i hiqen e kufizohen, ai prapëseprapë mund të bëhet problem nesër. Sepse një president, edhe pa kompetenca, e ka në dorë të bëjë të pabëra. Ai është kreu i shtetit. Atëherë? Do duhet sërish të ngrihemi e të kërkojmë kufizimin e mëtejshëm të komptetencave të tij? Kjo është absurde.
Socialistët nuk duhet të merren më me këtë president. Jo vetëm nuk duhet ta çojnë në mendje ndryshimin e kushtetutës për të minimizuar rolin e tij, por edhe nuk duhet të merren më me presidentin me emrin Ilir Meta. Ky është presidenti që socialistët kanë zgjedhur. E zgjodhën me një qëllim politik: të dobësonin LSI-në, një rival të tyrin. Epo nuk mund t’i kenë të tëra. Nuk mund që të dobësojnë një rival të tyrin, e në të njëjtën kohë, të marrin një bonus: të fitojnë institucionin e Presidencës. Kështu, loja do të na ishte shumë e thjeshtë. Lojëra të tilla të thjeshta, ku për çdo përfitim merret një bonus, ndodhin vetëm në regjimin e Kim Jong Un-it.
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29