Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta akademiku Agron Fico, ngriti dy katedra të gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë

Ndahet nga jeta akademiku Agron Fico, ngriti dy katedra të gjuhës

Është ndarë nga jeta profesori dhe akademiku Agron Fico. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij, përmes rrjeteve sociale.

Prof. Dr. Agron Fico ishte albanolog, gjuhëtar, studiues i etnokulturës, specialist i gjuhës shqipe për të huaj; autor botimesh të shumta. Profesori që ngriti dy katedra të gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë: në kryeqytetin e Kinës, Pekin(1961-1965) dhe në Michigan (1996-2000).

Ai ka përfaqësuar shkencën dhe kulturën shqiptare në një varg konferencash shkencore, kombëtare dhe botërore.

Ka një veprimtari të intelektuale që shtrihet që nga kërkim primar shkencor,drejtimi i institucioneve shkencore, pedagogjia e publicistika, me vetë folklorin në këndvështrimin më të gjerë, me albanologjinë si shkencë ndërdisiplinore, me Eposin e Kreshnikëve e dhe me çështjen homerike, me studimin e letërsisë shqipe dhe personalitetet e saj, me aktualitetin e Shqipërisë dhe të diasporës shqiptare etj, etj.

Fokusi qendror i punës së Tij kërkimore e shkencore ka qenë i lidhur ngushtë me njohjen dhe studimin e gjuhës shqipe, si zemra e etnokulturës shqiptare. Së fundi, ishte doktor HONORIS CAUSA i universitetit të Gjirokastrës dhe antarë i komisionit të përhershëm të ARTIT dhe TRASHËGIMISË pranë Akademisë së

Të fundit