Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta stilisti legjendar italian Sergio Rossi, ishte me koronavirus

Bota e modës ka pësuar një humbje të madhe sot pasi stilisti legjendar italian, Sergio Rossi. Themeluesi i linjës së këpucëve me të njëjtin emër, ka ndërruar jetë në spitalin e Cesenas në moshën 84-vjeçare. Ai ishte shtruar aty si pasoj e gjendjes së tij pasi ishte përkeqësuar pas prekjes me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetarja e bashkisë së qytetit të tij të lindjes, e cila vuri në dukje kontributin e jashtëzakonshëm që kompania e tij kishte dhënë në zhvillimin ekonomik të Cesena-s.

Gjithashtu, i biri Gianvito Rossi - stilist këpucësh po ashtu - ka bërë një dedikim prekës për të atin:

“Me zjarrin e pashuar të pasionit tënd, na mësove që nuk ka kufij për ata që dashurojnë atë që bëjnë. Mirupafshim mjeshtër!”

Të fundit