Flash News

KRYESORE

Ndërprerja e procesit mësimor për shkak të tërmetit, Universiteti i Tiranës rifillon më 10 dhjetor

Procesi mësimor në Universitetin e Tiranës rifillon më datën 10 dhjetor. Urdhri për rifillimin e procesit mësimor është dhënë nga rektori Mynyr Koni.

Prej datës 26 nëntor, procesi mësimor u ndërpre në institucionet arsimore, kryesisht në Tiranë e Durrës, për shkak të tërmetit.

Në urdhrin që mban firmën e rektorit Mynor Koni, thuhet se drejtuesit kryesorë të UT duhet të paraqesin propozimet konkrete për zëvendësimin e ditëve që nuk u zhvillua mësimi për arsye të pasojave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Urdhri u përcillet për zbatim të gjitha njësive kryesore të Universitetit të Tiranës.

Të fundit