Flash News

KRYESORE

Ndryshimet kushtetuese, Presidenca i përgjigjet Ramës: Mos kini frikë nga populli!

Ndryshimet kushtetuese, Presidenca i përgjigjet Ramës: Mos kini

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka reaguar deklaratës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

Ai shtron pyetjen se pse Rama ka kaq frikë nga populli. Po ashtu ai ndalet tek referendumi, ndërsa shton se dhe atë do ta fitojë sërish populli për herë të tretë.

Reagimi i plotë

PSE KAQ FRIKË NGA POPULLI?

Në Shqipëri kanë ndodhur DY REFERENDUME dhe në të dyja herët ka fituar POPULLI.

Padyshim edhe REFERENDUMIN E TRETË DO TA FITOJË POPULLI.

Sepse në Republikën e Shqipërisë, SOVRANITETI I PËRKET POPULLIT dhe vetëm atij.

MOS KINI FRIKË NGA POPULLI! 🇦🇱

Të fundit