Flash News

KRYESORE

Ndryshimet kushtetuese, Spiropali: Vendim historik, reagimi i opozitës si sjelljeje e dëshpëruar

Ndryshimet kushtetuese, Spiropali: Vendim historik, reagimi i opozitës si

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha në Euroneës Albania se votimi i ditës së djeshme në Kuvend ishte historik për ecurinë e demokracisë.

“Besoj se sot vumë gurin e themelit më të rëndësishmin në mundësimin e votës jo vetëm për partinë e liderin, por edhe për deputetin. Në ndryshimet kushtetuese nuk përcaktohen detajet e hapjes së listave apo koalicioneve, por vetëm sanksionohet që "jo më pak se 2/3 e listës duhet t’i nënshtrohet votimit preferencial". Përmes ndryshimeve në ligj, shqiptarët kanë mundësinë të votojnë jo vetëm partinë, por edhe deputetin.

Ne e kemi mundësuar këtë sot me 106 vota në Kuvend dhe i kemi bërë ftesë të hapur opozitës, që këto risi kushtetuese të përkthehen edhe në legjislacionin e zgjedhjeve. Kemi marrë mbrapsht kërcënime dhe shantazhe, por jemi të mësuar me këto sjellje. Kjo është një sjelljeje e dëshpëruar dhe me këtë jemi përballur edhe në 2017. Ky vendim historik është në të mirën  e vendit, por ne nuk mund të kurojmë frikërat e opozitës, por duam të kurojmë plagët e Shqipërisë”, tha Spiropali.

Kalimi i ndryshimeve kushtetues për listat e koalicionet me 106 vota “pro” është kundërshtuar nga opozita e bashkuar, por edhe nga presidenti i Republikës Ilir Meta. Sipas Spiropalit këto reagime janë të pritshme, ndërsa shtoi se ato fyerje tregojnë “nivelin dëshpërues të saj”.

Të fundit