Flash News

KRYESORE

Në prani të Hahn, Rama mesazh Holandës: Refuzoj përpjekjet tuaja, Shqipërinë nuk mund ta bllokoni

Në prani të Hahn, Rama mesazh Holandës: Refuzoj përpjekjet

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një mesazh të qartë për Holandën lidhur me përpjekjet për të rikthyer regjimin e vizave për Shqipërinë. Gjatë konferencës së përbashkët me Komisionerin për Zgjerim, Johanes Hahn, pas përfundimit të takimit joformal me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, Rama tha se nuk mund të pengohet e gjithë Shqipëria për shkak të disa kriminelëve.

Rama theksoi se refuzon gjithashtu të pranojë çdo përpjekje për të treguar me gisht të ashtuquajturin krim shqiptar apo krim ballkanik.

“Kërkesa për azil apo krimet e kryera unë refuzoj t’i pranoj si aryse për të penguar të gjithë Shqipërinë. Kriminelët janë kriminelë, duhet të përgjigjejn kudo përpara ligjit. Refuzoj me forcë çdo përpjekje për të treguar me gisht një të ashtuquajtur krim shqiptar apo krim ballkanik”, u shpreh Rama.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që të mos aplikojnë për azil në vendet e Bashkimit Europian pasi nuk do të mund të përfitojnë.

Rama pritje të ftohtë Mustafës, puthje dhe përqafime për Zaev dhe Brnabic

Të fundit