Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Në vëmendje të autoriteteve amerikane që nga viti 2014, shqiptari që u dënua me 22 vite burg për mbështetje të ISIS
Një shqiptar me shtetësi amerikane është dënuar me 22 vite burg nga gjykata e New Yorku-t, pasi mbi të rëndojnë akuzat se synonte të bëhej pjesë e grupit ekstremist të ISIS.
Sipas asaj që raporton “VOA”, Sajmir Alimehmeti, i cili veten e quante “Dentisti”, kishte blerë thika dhe pajisje të tipit ushtarak.
Ai ishte arrestuar më parë edhe në vitin 2016, pasi një agjent i fshehtë ishte takuar me të në banesën e tij në Bronx dhe e kishte kapur duke parë një video, ku shihej një prej luftëtarëve të ISIS-it duke u prerë kokën të burgosurve.
Alimehmeti i kishte thënë agjentit të fshehtë se ai dhe vëllai i tij kishin patur në plan për të udhëtuar nga Shqipëria në Raka të Sirisë, por i vëllai ishte arrestuar.
Gjithashtu, shqiptari kishte qenë në vëmendje të autoriteteve që nga viti 2014, kur atij i ishte mohuar dy herë hyrja në Britani, prej nga synonte të udhëtonte për në Siri.
Në vitin 2015 ai kishte aplikuar për një pasaportë të re amerikane, pasi mendonte se përdorimi i pasaportës së vjetër me vulat britanike të refuzimit do të ngjallte dyshime.
Gjykatësi federal i Manhatanit, Paul Engelmayer, ndërkohë që po publikonte vendimin për dënimin e tij nën akuzat për ofrim të mbështetjes materiale për ISIS-it dhe për mashtrim me pasaportën, u shpreh se ai ishte “një bombë e kurdisur”.
Ndërkohë në vitin 2018 ai kishte pranuar fajësinë, duke thënë se ka gënjyer gjatë aplikimit për pasaportë si dhe për ofrim të mbështetjes materiale për ISIS-in.