Flash News

KRYESORE

Negociata, por me ‘kushte’, Duka nxjerr nga fjalori i gjuhës shqipe nëntë kuptimet e fjalës

Negociata, por me ‘kushte’, Duka nxjerr nga fjalori i gjuhës

Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, marrë shkas nga lajmi i sotëm se deputetët gjermanë të CDU/ CSU-së mbështetin hapjen e negociatave të Shqipërisë por me kushte, ka nxjerrë nga fjalori i gjuhës shqipe kuptimet e fjalës ‘kusht’.

Duka ka renditur 6 kuptime të kësaj fjale, për të theksuar kështu që negociatat mund të mos hapen në tetor.

“NGA FJALOR I GJUHËS SË SOTME SHQIPE

KUSHT m.

  1. Rrethanë a gjendje e domosdoshme, nga e cila varet qenia e diçkaje ose zhvillimi i saj; ajo që duhet të jetë a duhet të ndodhë patjetër përpara diçkaje, pa të cilën kjo nuk mund të lindë ose nuk mund të zhvillohet. Kusht i nevojshëm (i domosdoshëm). Janë pjekur kushtet.

    2. kryes. Rrethanat, në të cilat jeton njeriu ose ndodhet, kryhet a zhvillohet diçka; gjendje, zakonisht kalimtare, nga varet veprimtaria e një qenieje.

    Kushtet shoqërore (ekonomike, politike). Kushtet konkrete. Kushtet natyrore (gjeografike). Kushte të përshtatshme (të mira, të këqija). Jetonte (punonte) në kushte të vështira. Përmirësohen kushtet e jetesës.

    3. Kërkesë që paraqit një njeri a njëra palë (shtet, ndërmarrje etj.) për të arritur një marrëveshje; pika e marrëveshjes ku shënohet detyrimi që ka njëri kundrejt tjetrit; detyrimi që merr përsipër secila palë. Kushti i parë (i dytë, i tretë). Kushtet e armëpushimit. Parashtroi (paraqiti) kushtet. Nuk i pranoi kushtet. Kapitulloi pa kushte u dorëzua, duke ia lënë fituesit të vendosë për gjithçka. Dënim me kusht. drejt. dënim që i jepet dikujt, kur shkalla e rrezikshmërisë së tij shoqërore është e ulët dhe nuk është nevoja që i dënuari të veçohet ose të riedukohet.

    4. Kërkesë e domosdoshme për të qenë diku, për t'u zgjedhur diku a për t'i besuar dikujt një detyrë me përgjegjësi; kryes. rrethana që lehtësojnë a plotësojnë kërkesën për diçka. Kushti kryesor. Nuk i ka kushtet. I ka të gjitha kushtet.

    I plotëson kushtet. I mungojnë kushtet e duhura.

    5. Bast ndërmjet dy a më shumë vetave. E bënë me kusht. Vunë kusht.

    U lidhën me kusht.

    6. fet., vjet. Premtim që i jepej një hyjnie kundrejt një të mire që i kërkohej, kushtim. Bëri një kusht.

    * Me çdo kusht me çdo mënyrë, pa tjetër, medoemos. Me kusht që... lidh. në qoftë se... po qe se...”-shkruan Duka.

 

Të fundit