Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Negociatat/ SHBA përshëndet vendimin e BE: Jemi partner i Shqipërisë në çdo hap
Departamenti Amerikan i Shtetit përshëndeti vendimin pozitiv të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Në një njoftim të DASH thuhet se “ky vendim i Këshillit të Europës forcon më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.
“Vendimi i Këshillit të Europës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut forcon më tej të ardhmen e tyre evropiane. Ne mezi presim të thellojmë partneritetin tonë strategjik, pasi ato të fillojnë hapat e tyre të ardhshëm në rrugën perëndimore”, shkruan zëdhnësja e DASH, Morgan Ortagus, që publikon dhe një njoftim zyrtar të DASH për këtë çështje.
Ndërkohë, në një tjetër njoftim Sekretari Pompeo, duke “vlerësuar vendimin e Këshillit të Europës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shprehet: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë partneri juaj në çdo hap”. Ndërkohë që në deklaratën e DASH theksohet se “SHBA do të mbështesë të dy qeveritë” në rrugën drejt reformave për shtetin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
https://twitter.com/statedeptspox/status/1243262565477744641
https://twitter.com/SecPompeo/status/1243260092834816007