Flash News

KRYESORE

Nënkryetari i Bashkisë flet për amendimin e ligjit për teatrin: Do hapim garën

Nënkryetari i Bashkisë flet për amendimin e ligjit për

Pas letrës së Komisionit Europian, të bërë publike një ditë më parë, sa i takon debatit rreth Teatrit Kombëtar, duket se mazhoranca ka vendosur të bëjë tërheqjen e radhës.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, edhe pse nuk është në komeptencën e tij, bëri të ditur se do të ketë një amendim të ligjit për teatrin.

I ftuar në studion e News 24, Mazniku tha se amendimi i ligjit do të bëjë të mundur hapjen e garës në mënyrë që kompani, persona apo institucione të tjera që kanë mundësi të konkurojnë të mund të paraqesin opsionin e tyre.

“Hapat që do të ndodhin tani do të jenë: Do të kemi një amendim të ligjit. Amendimi do përmbajë mundësinë e garës, që kompani persona apo institucione të tjera që kanë mundësi të konkurojnë apo e kanë një opsion alternative t’ja propzojnë këtë komisionit të shqyrtimit. Ka një datë parlamenti shqiptar i cili do të shqyrtojë dekretin e presidentit dhe besoj që paralelisht me këtë do shqyrtohet edhe amendimi”, u shpreh Mazniku.

 

Të fundit